Connect with Us

“Si lobova që Aurela të takohej me Berishën”/ Tre perlat e Bashës në librin e tij

Politikë

“Si lobova që Aurela të takohej me Berishën”/ Tre perlat e Bashës në librin e tij

Publikuar

-

Tej e këndej…/ Dy fjalë rreth librit “Misioni im” të Lulit

Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha ka prezanuar librin “Misioni im”.

Në librin e tij të cilin ai e quan letër të hapur drejtuar qytetarëve, nuk mund të mungonin edhe “perlat” e Bashës. Në pjesën e parë të botuar, Lulzim Basha thotë se kur ishte veç 10 vjeç, në vitin 1984, ai dëgjonte fshehurazi “Zërin e Amerikës” me dajën.

Pjesa nga libri: Basha rrëfen episode nga viti 1984, kur ishte 10 vjeç dhe daja e ftoi të dëgjonin fshehurazi “Zërin e Amerikës”.

Kur kthehem pas në kohë për të gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar për herë të parë për politikën, ndal në një mbrëmje të vitit 1984, kur daja im më ftoi të dëgjonim fshehur “Zërin e Amerikës”. Ishin lajmet e orës 18:00. “Qeveria e Tiranës…”, u dëgjua zëri kumbues i Elez Biberajt, dhe pastaj vijoi një edicion i plotë lajmesh në një botë që as e njihja dhe as e përfytyroja, e cila më dilte plotësisht jashtë kornizave të ditës sime. Isha 10 vjeç.
Këtë emision e pasuan biseda zëulta me dajën tim dhe rrethin familjar në kushte të besueshme, biseda të cilat formësuan tek unë një adoleshent në fund të viteve 80-të, idetë e para për politikën. Megjithëse isha fare i vogël, dy gjëra i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare e cila ishte tejet e kujdesshme që këto biseda të ishin sekrete dhe mos të dilnin jashtë mureve të familjes, a thua se ajo që po flisnin ishte krim. Dhe e dyta, kuptova se sa e rëndësishme ishte politika për familjen tonë dhe për jetën e njerëzve në përgjithësi.
Është e qartë se formimi im politik, koncepti që kam për vlerat në të cilat besoj, janë ato të së djathtës. Ishte një formim pothuajse i përcaktuar. Në kushtet e një familje me gjyshërit të ardhur nga Kosova, ku gjithnjë kishte një simpati për Perëndimin, edhe qasja ime politike do të ndikohej nga kultura dhe vlerat e trashëguara nga familja.
Kulturë, e cila çmonte dhe besonte te liria, fjala e lirë, dashuria për atdheun dhe besimi në Zot. Jo vetëm që i besonte, por, edhe pse në kushte shtrëngimi, mundej që t’i ruante të gjalla çdo ditë dhe t’i kultivonte ndër breza. Si sot më kujtohet gjyshja që agjëronte dhe falej fshehurazi. Fryt i kësaj tradite janë vlerat që më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe kanë formuar personin tim.

Më tej Basha përshkruan shprehjen e pakënaqësive dhe ‘heroizmat’ e para të tij kundër regjimit komunist që kur ishte 15 vjeç, duke pretenduar madje se nisi ndiqej nga ish-Sigurimi i Shtetit, për shkak të ‘luftës’ së tij kundër regjimit.

“Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ’90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë – kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç – mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ‘hej…kujdes se erdhi Aro’. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. …Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe. Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët…”.

Perla e radhës në librin e Lulzim Bashës, tregohet për rastin kur ai ka lobuar që e shoqja Aurela, të takonte Sali Berishën.

E shoqja, e cila vjen nga një familje komuniste, e kishte ëndërr të takonte Sali Berishën, gjë që e arriti falë të shoqit.

LEXO EDHE:  Refuzoi detyrën që i dha Basha/ Imami: Kryetari dhe PD janë në rënie

Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkalur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohën. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti i kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë që në minutat e para në treg. Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të behje një ditë kryetar i Partisë Demokratike…
Në ato fillim, në godinën e PD-së, të cilën unë e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Më vonë ajo u zhvendos në selinë tjetër në Rrugën e Kavajës. Më kujtohet se si një herë ia plotësova Aurelës, shoqes time të klasës, dëshirën e madhe që kishte për të takuar personalisht Sali Berishën. Si aktivist i partisë dhe veprimtar i shoqërisë civile, unë kisha kontakte të herëpashershme me liderin e opozitës. Një ditë arrita të ‘loboj’ që Aurela të takonte doktorin për disa minuta në zyrën e tij. Që të dy ne, atëherë vetëm shokë gjimnazi, krijuan kështu një lidhje shpirtërore me Partinë Demokratike…”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjitha kauzat e nisura i ka lënë në mes.

Ai ka dështuar t’i çojë deri në fund dhe sërish del e flet për angazhime të mëtejshme, në vend që të kishte liruar karrigen e kreut të PD-së.

Nuk mund ta kenë gjithmonë fajin ata që fitojnë, kundërshtarët apo rivalët, kur Basha ka treguar se nuk kapacitet për t’i dërguar kauzat deri në fund.

Nuk do të kthehemi shumë kohë pas, por do ta nisim nga viti 2019,  kohë kur dogji mandatet, për të vijuar më tej me kauzat e tjera.

Djegia e mandateve

Në Shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori nismën për djegien e mandateve.

Pas këtij vendimi Basha tha, se Parlamenti, në të cilin bënin pjesë, para djegies së mandateve, ka dalë nga  votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.

Ndaj, Basha i mbështetur edhe nga aleatët kërkonte një Qeveri tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar ne po japim”, deklaronte Basha në vitin 2019

Ndër të tjera, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaronte se me djegien e mandateve do të digjte Qeverinë, por në fakt dogji veten dhe Opozitën.

Pasi djegia e mandateve nuk e ndihmoi PD dhe Opozitën që të ndryshonin pozicion, madje ata dolën jashtë loje edhe si Opozitë, pasi në Parlament u formua një Opozitë e re Parlamentare.

Protestat

Pas djegies së mandateve, Lulzim Basha nisi protestat me moton “Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft”.

Basha është shprehur në atë kohë, se Opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Protestat nisën në Tiranë dhe u zhvendosën edhe në rrethe.

Në këtë vazhdë u organizuan 12 protesta, ku në të gjitha Lulzim Basha shkonte më vonë, se orari i caktuar dhe pasi trashte zërin dhe fliste për rrëzim të kryeministrit Edi Rama, përfundonte duke kënduar himin dhe duke u bërë objekt memesh dhe talljesh.

Pra, edhe protestat nuk i shërbyen për asgjë. Kështu që Basha ndaloi dhe i la në mes kauzat dhe demokratët, për të gjetur një tjetër justifikim për dështimin e tij.

Në këto kushte, u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor 2019, ndërkohë që Basha, vazhdonte avazin e tjetër, se do të rrëzonte Qeverinë Rama.

Zgjedhjet vendore 2019

Kur data e zgjedhjeve vendore ishte caktuar, pavarësisht lojëra të Presidentit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehej. se nuk do kishte zgjedhje vendore me 30 qershor. sepse ato do të shtyheshin.

 Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë”, deklaronte Basha.

LEXO EDHE:  Basha merr vendimin/ Ja kur do të zhvillohet protesta e radhës

LEXO EDHE:  Basha merr vendimin/ Ja kur do të zhvillohet protesta e radhës

Ndër të tjera ai deklaronte se gjithçka kishte arritur në një pikë pa kthim.

Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita”, shprehej Basha.

Por, zgjedhjet u bënë, në përgjithësi ishin të qeta dhe Basha përfundoi jashtë politike edhe në pushtetin vendor.

Basha, dështoi të mbante premtimet, ku thoshte se s’ka kthim pas, se zgjedhjet nuk do të bëheshin e të tjera si këto.

Sot e kësaj ditë pushteti vendor, është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe Basha e ka harruar këtë gjë dhe nuk flet më për të.

Tashmë ka nisur një tjetër kauzë, që pritet të ketë fatin e kauzave të tjera, pasi kjo e fundit është më abstraktja nga të gjitha, pasi flet për luftë e beteja, ndërsa vjen nga humbje të njëpasnjëshme.

“Lufta” e Bashës

Pas humbjes në zgjedhjet 25 Prillit 2021, kreu i PD-së Lulzim Basha,  ka dalë me një tjetër kauzë që është qesharake në fakt.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, u shpreh Lulzim Basha me 27 Prill, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ku PD arriti të merrte 59 mandate, përkundrejt PS që mori 74 mandate.

Kjo deklaratë, e ktheu Bashën, objekt memesh dhe humori.

Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Basha pas 25 Prillit dhe që ai i konsideron si luftë apo betejë, s’janë gjë tjetër veçse veprime për të justifikuar humbjen dhe dështimin e tij.

Basha, pasi vlerësoi procesin zgjedhorë, doli dhe tha, se ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Dhe këto që ai i quan prova ia la në dorë një studenti masteri si Marash Logu, për të mbrojtur PD në KAS.

E gjitha kjo tregon, se Basha e di që rezultati nuk ndryshohet më, por po bën të gjitha përpjekjet që të justifikohet, ndërkohë që sa vijnë e shtohen zërat për largimin e tij si nga brenda dhe jashtë PD-së.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet duke filluar që nga njerëzit më të afërt të tij, edhe pse një pjesë po mbahen të fshehtë, Basha ka nisur turin nëpër rrethe, duke e cilësuar si betejë.

Edhe turin në rrethe nga ana tjetër përpiqet ta manipulojë, duke organizuar takime me përkrahësit e tij të ngushtë me regjistrim, për të nxjerrë më pas në publik, pjesët që nuk e cënojnë atë.

Pra edhe kauza që ai e quan luftë apo betejë është e dështuar, përtej çdo veprimi që bën ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Basha propozon reformë redikale të sistemit zgjedhor/ Ja sesi do ta realizojmë

LEXO EDHE:  Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE