Connect with Us

Shqipëria, me nivelet më të larta të diabetit në rajon dhe Europë/ E rrezikuar nga Covid-19

Sociale

Shqipëria, me nivelet më të larta të diabetit në rajon dhe Europë/ E rrezikuar nga Covid-19

Publikuar

-

Shqipëria, me nivelet më të larta të diabetit në rajon dhe Europë/ E rrezikuar nga Covid-19

Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit.

Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga fatalitetet si edhe në rastin e pandemisë Covid-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi së fundmi studimin “Një vështrim për shëndetin në Europë”, në të cilin raportoi se 9 % e të rriturve në Shqipëri janë me diabet. Nivele më të larta të diabetit kishte Turqia, Gjermania, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut.

Diabeti është sëmundje kronike që ndodh kur trupi nuk është në gjendje të rregullojë nivelet e tepërta të glukozës. Nëse lihet i padiagnostikuar ose nën kontroll të dobët mund të rezultojë në komplikime serioze, duke përfshirë verbimin, daljen jashtë funksionit të veshkave dhe gjymtimin e këmbëve.

Diabeti rrit rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe njerëzit me diabet gjithashtu kanë një rrezik më të madh të sëmuren rëndë nëse infektohen nga virusi COVID-19. Rreth 32.3 milion të rritur u diagnostikuan me diabet në Bashkimin Evropian në 2019, nga rreth 16.8 milion në 2000. Një shtesë prej 24.2 milion njerëz në Evropë u vlerësua se kishin diabet, por ishin të padiagnostikuar në 2019.

Ekspertët e shëndetit në vendin tonë pohojnë se diabeti është i nëndiagnostikuar në Shqipëri dhe se nivelet e tij janë shumë më të larta se, se raportimet zyrtare. OECD raporton se numri i meshkujve me diabet të diagnostikuar është rritur me shpejtësi që nga viti 2000 në të gjithë Europën. Nga 7.3 milion të prekur në vitin 2000 ato arritën në 16.7 milion në 2019.

LEXO EDHE:  Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri”/ Rama: Nuk ka një kontratë…

Numri i grave me diabet është rritur gjithashtu dukshëm, duke arritur në 15.6 milionë në vitin 2019 në krahasim me 9.5 milion në vitin 2000. Burrat janë më të prirur për të zhvilluar diabet për shkak të faktorëve biologjikë. Diabeti është më i përhapur tek të moshuarit, pasi 19.3 milion njerëz të moshës 60-79 vjeç raportohen se kanë diabet në të gjithë vendet e BE, krahasuar me 11.3 milion njerëz të moshës 40-59 dhe vetëm 1.7 milion të moshës 20-39.

Prevalenca e diabetit midis të rriturve ishte 6.2% në vendet e BE në 2019. Normat varionin nga mbi 9% ose më shumë në Qipro, Portugali dhe Gjermani në më pak se 4% në irlandë dhe Lituani. Prevalenca e diabetit duket se është stabilizuar në shumë vende evropiane vitet e fundit, veçanërisht në vendet nordike, megjithëse ato kanë vazhduar të rriten lehtë në vendet e Evropës Jugore dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Këto tendenca rritëse janë pjesërisht për shkak të rritjes së mbipeshës dhe pasivitetit fizik dhe plakjes e popullsisë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  A do e bëjë vaksinën nëse zgjidhet si personalitet?/ Berisha jep përgjigjen e prerë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Gënjeshtra e qeverisë me pandeminë

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Arrestimi i infermieres/ Urdhri i Infermierëve: Iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit, të hetohen

LEXO EDHE:  Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri”/ Rama: Nuk ka një kontratë…

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Imuniteti i tufës dhe variantet e reja Covid/ Epidemiologu Alimehmeti jep detaje

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti parashikim shpresëdhënës/ “Po i afrohemi imunitetit të turmës”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Alimehmeti ka bërë me dije se është akoma herët për të folur për fundin e pandemisë, por sipas tij fatmirësisht deri më tani të dhënat janë të mira.

Ai ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës.

Është fundi i një volumi të serisë së librave që po bën pandemia, dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë.

Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtshëm për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundi i bërë nga Danimarka thuhet se në në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin.

Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, ka thënë Alimehmeti i ftuar në studion e ABC./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE