LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkaktoi aksidentin me të miturin/Arrestohet 55-vjeçarja

23 Mars 2021, 08:01, Aktualitet CNA
Shkaktoi aksidentin me të miturin/Arrestohet 55-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren ,e cila për shkak të humbjes së kontrollit aksidentoi një të mitur 6 vjeçar, i cili qëndronte në vijat e bardha në trotuar.

Pamjet shokuese të  aksidentit u bënë të ditura nga mediat ditën e djeshme .

Mjeti që drejtohej nga shtetasja A.P në mënyrë të çuditshme ka hyrë në trotuar, në një kohë kur atje kishte mjaft njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, ndërsa i mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga