Connect with Us

Shembja e maternitetit/ Malltezi i vërsulet Ramës: Po shkatërron objektet arkitekturore

Politikë

Shembja e maternitetit/ Malltezi i vërsulet Ramës: Po shkatërron objektet arkitekturore

Publikuar

-

“10 mashtrime të Carlo Malavitës”/ Malltezi: Eja në gjyq, mos u fshih pas lëpirjeve

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pak minuta më parë për shembjen e maternitetit të vjetër, Mbretëresha Geraldinë.

Malltezi ka publikuar një foto të Galerisë së Arteve në Mynih, e cila u shemb nga bomba dhe u rindërtua ashtu siç ishte.

Ai shtron pyetjen se çfarë murtaje ka rënë në Tiranë që nuk po respektohen objektet arkitekturore, por po shemben.

Demokrati ngre akuzat se nga ana tjetër kryeministri Edi Rama po rinovon me para publike piramida dhe bunkere dhe po i jep para botuesit Carlo Bolino.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

Bomba prishi Galerinë e Arteve në Mynih, por e rindërtuan siç ishte në respekt të arkitekturës. Po çfarë murtaje ka rënë në Tiranë që shkatërrohen objektet arkitekturës Italiane si Teatri Kombëtar, Materniteti dhe vilat italiane por ruhen dhe rinovohen me para publike piramida dhe bunkere dhe paratë nuk shkojnë për publikun por për kryehajdutin me lëpirësin e tij Bolino”, shkruan Malltezi në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  Fakti/ Saimir Tahiri paralajmëroi 'dorën e zezë' të Ilir Metës
LEXO EDHE:  “Bashkëqeverisja me qytetarët”/ Rama pranon dështimin

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Miratohet fleta e votimit, ja si renditen kandidatët
LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Miratohet fleta e votimit, ja si renditen kandidatët

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE