LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzoi vaksinat ruse tre muaj më parë/ Zenelaj “vë me shpatulla pas murit” Ramën

23 Mars 2021, 12:20, Politikë CNA
Refuzoi vaksinat ruse tre muaj më parë/ Zenelaj “vë me

Aktori dhe humoristi i njohur Gentian Zenelaj ka reaguar lidhur me ardhjen e vaksinave ruse në vendin tonë.

Zenelaj thotë se shumë mjekë dhe pensionistë do të kishin qenë gjallë sot nëse vaksina do të ishte marrë tre muaj më parë kur kryeministri Rama refuzonte.

?Nëse në kohën kur Ambasada Ruse të ofroi vaksinën Sputnik-5 Ti nuk do kishe luajtur rolin e liderit që thotë ?Ne do hamë bar..dhe armikut Social-Imperialist nuk i nënshtrohemi? sa mjeke dhe pensionistë do ishin gjallë sot ???, shkruan Zenelaj.

Kujtojmë se 3 muaj më parë, në dhjetor të vitit 2020, ambasada ruse në Tiranë shprehu gatishmërinë për t?i dhënë Shqipërisë një sasi të vaksinave ?Sputnik V?.

Por në atë kohë, qeveria shqiptare ishte e prerë për të mos marrë asnjë vaksinë të pacertifikuar nga OBSH dhe EMA./CNA.al

Lajmet e fundit nga