Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Miratohen 10 projektligjet e reja

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Miratohen 10 projektligjet e reja

Publikuar

-

Sot mblidhet Kuvendi/ Këto janë temat që do të diskutohen

Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reformës në Drejtësi, ku 10 projktligjet e reja janë votuar pro.

Kjo është paketa me 10 projkeligjet për reformën në Drejtësi

1- Kodin e Procedurës Penale,

2 -Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë

3 -Kodi i Procedurës Civile në Republikën e Shqipërisë

4 -Kodi Penal

5 -Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative

LEXO EDHE:  Publikimi i memos për kryeprokurorin prish planet e “Ligjeve”/ Detyrohen ta fusin në rend dite

6 -Funksionimi i Policisë Gjyqësore,

7 -Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

8- Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,

9 -Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë

10- Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr videon nga Nivica/ Resorti ekologjik i investitorëve suedezë gati të hapë dyert

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga resorti ekologjik në Nivicë, duke nënvizuar se po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

‘Mirëmëngjes ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.’- shkruan Rama.

Investimi i parë i huaj në turizëm, projekt i një grupi investitorësh suedezë, tashmë po bëhet gati të presë turistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi i ditës, 12 maj 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Faza e Hënës ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por jini të sigurt: përpiquni të pranoni situatën dhe të prisni muret për të qenë në gjendje të filloni një rrugë të re. Fuqia!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju jeni shumë më i përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetëso nëse dita nuk shkon siç dëshiron, sepse bilanci do të kthehet sërish. Rri i qetë!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të dashur Binjakë, jeni të ndarë dhe nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Të heqësh dorë duket si vendimi më i mirë, je lodhur duke luftuar dhe reaguar dhe po pret një mundësi të re. Ka nga ata që do të të detyrojnë të përkulesh, të heshtësh, prandaj ki durim!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes sepse mund të marrësh porosi nga shefi yt ose madje mund t’i përkushtohesh diçkaje që të intereson pak!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mund të keni disa probleme me ata që nuk udhëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i këndshëm. Mos kini frikë dhe mos kini frikë nga reagimet e forta. Përkundrazi. Mundohuni të pranoni veten ashtu siç jeni, të mësoni nga përvojat!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ju jeni shumë më empatik dhe më të ndjeshëm në vendin e punës dhe jeni në gjendje të jeni në një grup. Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshillave që ju janë dhënë nga kolegët tuaj dhe gjithnjë tregohuni kritik ndaj vetes!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mundoheni të jeni gjithmonë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

LEXO EDHE:  Ndërpritet sërish seanca plenare/ Deputeti Hasa nuk pranon të lërë sallën

LEXO EDHE:  Nis dhe përfundon seanca parlamentare / Ruçi kundër PD-së për 'burgosjen' e fjalës së lirë

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju jeni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar personin që ka ardhur për të lëshuar avull dhe për t’ju lënë të shkoni. Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndiej keqardhje për veten tuaj. Qëndroni të qetë sepse së shpejti do të vijnë ata që do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe t’ju ngushëllojnë!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju jeni pak në mëshirën e erës dhe emocionet tuaja lëkunden nga njëra anë në tjetrën. Çfarë do të ndodhë? A bëhet e rëndësishme një ide?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë doni të bëni, por duhet të mendoni të ndiqni veten dhe të lini mënjanë rregullat e lojës. Gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zgjidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të studioni në detaje një plan dhe të mendoni për të ardhmen!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë – të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni më shumë, por shikoni se si lëvizni!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Hajdari thirrje deputetëve/ Dilni nga kafja, hajdeni në Kuvend

LEXO EDHE:  Ndërpritet sërish seanca plenare/ Deputeti Hasa nuk pranon të lërë sallën

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE