LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i acaruar me komisionerët që takuan Bashën/ Manjani qesh me të madhe

23 Mars 2021, 14:00, Politikë CNA
Rama i acaruar me komisionerët që takuan Bashën/ Manjani qesh me

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas acarimit të kryeministrit Edi Rama me eurokomisionerët që dolën në konferencë online me kreun e PD, Lulzim Basha, të cilët i akuzoi për ndërhyrje në punë e brendshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani qesh me te madhe ndërsa përmend të gjitha rastet kur vetë Rama ka ndërhyrë në punët e shteteve të tjera.

?Hahahahahahahahahahahaahahahahhaha? Cilido i huaj që nuk flet me ose për Ramën, quhet se ?fut hundët në çështjet e brendshme?. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha?
Ndërkohë nuk mund të harrohen:
1. Edi Rama njihet si ?gruaja e Bilalit? pikërisht se ndërhyri në zgjedhjet e një vendi tjetër. Pagoi paratë dmth.
2. Doli te Zëri i Amerikës në mes të fushatës presidenciale dhe shpalli Trump ?turp i njerëzimit?.
3. Ka filluar e po vijon fushatën Elektorale me Erdogabin në krahë, mendje e zemër. Sa herë e merr malli për të, shkon në Fier te spitali (stalla) e Erdos.
4. Sapo ka dalë nga një takim me Presidentin e Francës. Pavarësisht se nuk tregon të vërtetën se përse u thirr atje, në mes të fushatës quhet takim elektoral.
5. Ambasadorja e SHBA në Tiranë është prezente mediatikisht në evente politike dhe elektorale. Etj, etj?.
Por ama fajin e ka Basha dhe të huajt që flasin me të!! Këta të fundit janë ndërhyrës në punët e brëndshme! Po kur bën sikur ka punë të brendshme!? Hapu dhé?!?, shkruan Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga