LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektet për arsimin/Komisionerja e BE-së përkrah “planin Basha”

23 Mars 2021, 10:03, Politikë CNA
Projektet për arsimin/Komisionerja e BE-së përkrah “planin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot planin për arsimin ku gjeti përkrahjen, e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel. Ajo tha se nëse duam të arrijmë në fushën arsimore evropiane, iniciativa me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet.

?Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë.

Unë do të doja të përmend këtu rëndësinë e një sektori tjetër. Dhe unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional.

Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre, kështu që unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje?- u shpreh Komisionerja.

Lajmet e fundit nga