Connect with Us

Pastronin paratë në një pulari në Shkodër/ SPAK konfiskon pasurinë e dy subjekteve të OFL

Aktualitet

Pastronin paratë në një pulari në Shkodër/ SPAK konfiskon pasurinë e dy subjekteve të OFL

Publikuar

-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar me  14.2  vite burg Dhimitër Shkodranin dhe Astrit Beqirin. U dënua me 7 vite e 4 muaj burg Astrit Beqiri dhe me 6 vite e 8 muaj burg Dhimitër Shkodrani. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër.

Ditën e sotme janë konfiskuar 5 automjete, 3 prona të paluajtshme dhe 30mln lekë të cilat ishin në pronësi të Dhimitër Shkodranit dhe Astrit Beqirit, të cilët kanë qenë subjekte të OFL-së.

Pasi OFL i ka dërguar formularin GJKKO ka vendosur edhe konfiskimin e vilës dhe makinës së Lush Martinit, i përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ironizon Saimir Kola/ Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çakas, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qyettin e Elbasanit ka zbardhur detaje nga momenti i krimit të rëndë.

Ajo ka dëshmuar se bashkëshorti i saj është qëlluar me breshëri plumbash dhe atentatori ka qëlluar nga afër xhamit të shoferit.

“Bashkëshortin e qëlluan me breshëri plumbash. Vrasësi qëlloi nga xhami i hapur i shoferit. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. Plumbat e kapën në qafë dhe në gjoks”, ka thënë bashkëshortja e viktimës.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mblidhet KAS/ Shqyrtohen kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i ankesave ku u diskutuan akimimet e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu paraqiti kërkesat e selisë blu për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

“Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore”, u shpreh Logu.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja që u sulmua nga Opozita/ Alma Ahmeti pa shtëpi dhe me kredi

LEXO EDHE:  Konfiskohet hoteli i biznesmenit në Vlorë/ Të ardhurat nga aktiviteti kriminal

Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e shoqëruesit të viktimës

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Zbulohet identiteti i një tjetër personi që gjendje në makinën e Bledar Birçaj

Zbulohet identiteti i një tjetër personi që ndodhej në makinën e Bledar Birçaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin në qytetin e Vlorës.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se personi tjetër që ndodhej në makinë është Edison Zeneli, një kushëri i viktimës. Zeneli ndodhej në pjesën e pasme të tipit BMW. Mësohet se ai është pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu gazetarja ka siguruar ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEXO EDHE:  Ironizon Saimir Kola/ Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

LEXO EDHE:  Hetoi komisionerin Lulzim Hamitaj/ Prokurorja drejt përballjes me Vettingun

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikua se në makinë me Bledar Birçaj, u raportua në media se ka qenë dhe një oficer i antidrogës/ CNA.al

LEXO TE PLOTE