Connect with Us

Ndjesia e hapjes së gojës/ Përse ndodh?

Kuriozitete

Ndjesia e hapjes së gojës/ Përse ndodh?

Publikuar

-

Ndjesia e hapjes së gojës/ Përse ndodh?

Ndjesia e hapjes së gojës ndodh tek të gjitha specie tek gjitarë, shpendë, zvarranikë etj. Por çfarë është hapja e gojës dhe përse ndodh? Në të shkuarën njerëzit kanë pasur shumë teori.

400 vjet para Lindjes së Krishtit, Hipokrati besonte se hapja e gojës hiqte ajrin e keq nga mushkëritë përpara një ftohjeje. Në shekujt e 17 dhe 18, mjekët besonin se hapja e gojës rriste nivelin e oksigjenit të gjak, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe vetë qarkullimin e gjakut.

Së fundmi, u gjet më shumë konsensus mbi idenë se hapja e gojës qetëson trurin, ndaj kur kushtet ambientale dhe temperatura e vetë trurit rritet, episodet e hapjes së gojës shtohen.Pavarësisht të gjitha këtyre teorive, e vërteta është se shkencëtarët nuk e dinë funksionin e vërtetë biologjik të këtij procesi kaq të zakonshëm.

Ajo që dihet është se goja u hapet thuajse të gjitha specieve. Ndodh kur një kafshë është e lodhur. Mund të përdoret si një kërcënim tek disa specie të tjera.Hapja e gojës mund të ndodhë gjatë periudhave të konflikteve sociale dhe stresit, diçka që kërkuesit e quajnë ‘sjellje të zhvendosjes’.

Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse, sidomos tek njerëzit, shimpazetë, ujqërit etj. Duke qenë më empatikë, punët kërkimore tek njerëzit sugjerojnë se këta të fundit kanë më shumë tendencën që të preken nga kjo “sëmundje ngjitëse”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Nëse e gjeni veten të bllokuar në një martesë të pakënaqshme, studimi i ri nga Izraeli sugjeron që duhet të merrni një terapi martese ose rrezikoni vdekjen e hershme.

Duke eksploruar të dhëna të gjera shëndetësore, një ekip nga Universiteti i Tel Aviv gjurmoi vdekjet dhe shkaqet e vdekjes së më shumë se 10,000 burrave Izraelitë .

Të jesh i pakënaqur me martesën tënde, apo edhe ta perceptosh martesën tënde si të keqe, shkaktoi vdekjen e shumë burrave nga kushtet cerebrovaskulare (CVA), të tilla si goditje në tru, ose bllokim të arterieve.

Ata burra që nuk ishin të kënaqur nga martesa e tyre kishin 69.2 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin nga goditja në tru se sa ata që ishin të lumtur në martesën e tyre, zbuluan autorët.

LEXO EDHE:  Ja cilat janë mënyrat kryesore për të zvogëluar stresin gjatë pandemisë

LEXO EDHE:  Pse plakemi më shpejt në dimër? Ja arsyet dhe çfarë të bëni

Kur merreshin parasysh të gjitha rastet e vdekjes së parakohshme mes burrave, shkalla e vdekjes ishte 19 përqind më e lartë tek burrat që thanë se martesa e tyre ishte e pakënaqshme.

Autorët e studimit thonë se autoritetet shëndetësore duhet të promovojnë terapinë martesore si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e burrave dhe për t’i ndihmuar ata të jetojnë më gjatë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

E pazakontë/ 42 vjeçarja feston divorcin me daulle dhe fishekzjarre

Publikuar

-

Nga

Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me daulle.

E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

LEXO EDHE:  Pse plakemi më shpejt në dimër? Ja arsyet dhe çfarë të bëni

LEXO EDHE:  Youtube rikthen kanalin e njohur/ Zbulon arsyen e ndërprerjes

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

5 arsye pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Publikuar

-

Nga

5 arsye pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapistes Ginnie Love Thompson. Ndërsa është normale të kesh ulje dhe ngritje në një marrëdhënie, është gjithashtu e mençur të dish kur është koha ta lësh. Por shpesh, largimi është më lehtë të thuhet sesa të bëhet.

më poshtë do të zbuloni 5 arsyet pse vazhdon qëndroni në një marrëdhënie toksike:

Të kesh frikë nga vetmia

Sipas një  studimi , frika e të qenit vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie shkatërruese, për arsyen e thjeshtë se është “më mirë” të kesh një partner të papërsosur sesa të jesh beqar. Shoqëria ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se të qenit beqar ose “vetëm” është një gjë negative – por në realitet, nuk ka  asgjë të keqe.

Të kesh vetëvlerësim të ulët

Studimet sugjerojnë gjithashtu që njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët kanë një tendencë për të qëndruar në marrëdhënie jo të shëndetshme. Pasi keni përjetuar abuzim dhe sjellje toksike për kaq shumë kohë, mund të jetë e lehtë për njerëzit që të bien në grackën e  besimit se kanë faj për sjelljet toksike të partnerit të tyre. Vetëvlerësimi i ulët mund të bëjë që njerëzit të vënë në dyshim vlerën e tyre dhe çfarë sjellin në marrëdhënie.

LEXO EDHE:  Ky aeroport krijoi “kutitë e gjumit” për udhëtarët e lodhur
LEXO EDHE:  Pse plakemi më shpejt në dimër? Ja arsyet dhe çfarë të bëni

Të ndjehen përgjegjës për partnerin dhe veprimet e tyre

Pas një situate apo ballafaqimi të pakëndshëm, një abuzues ndonjëherë do ta bëjë partneren e tij të ndihet fajtore, edhe pse nuk është e tillë.

Të besosh se gjërat mund të ndryshojnë

Shumë njerëz që janë në marrëdhënie toksike nganjëherë rrinë përreth sepse e duan partnerin e tyre dhe besojnë se gjërat do të përmirësohen një ditë ose se marrëdhënia mund të  shpëtohet. Ata gjithashtu mund të supozojnë se sjellja jo e shëndetshme e partnerit të tyre është rezultat i rrethanave të vështira, ose se ata mund të ndryshojnë disi marrëdhënien duke qenë vetë një partner më i mirë. Por në realitet, sjellja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe njerëzit thjesht dëmtohen gjithnjë e më shumë .

Të kesh frikë nga refuzimi

Një arsye tjetër është refuzimi – ata qëndrojnë në një marrëdhënie jo të shëndetshme sepse kanë frikë se mos refuzohen në të ardhmen, kështu që ata lidhen me partnerin e tyre aktual. Njerëzit që kanë frikë nga refuzimi mund ta kenë të vështirë të shprehen, të shprehin mendimet e tyre dhe të qëndrojnë në këmbë për veten e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE