LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxhimi i pandemisë nga qeveria/ Noka: Edi Rama ka kopjuar programin e PD-së

23 Mars 2021, 19:02, Politikë CNA
Menaxhimi i pandemisë nga qeveria/ Noka: Edi Rama ka kopjuar programin e

Flamur Noka ish-deputeti i Partisë Demokratike ka folur në lidhje me situatën e Covid-19 në Shqipëri duke shtuar se kryeministri Edi Rama është një kopjac pasi po zbaton programin që opozita ka krijuar për menaxhimin e situatës në vend.

?Edi Rama është një kopjac.  Ai në fillim e hodhi poshtë programin tonë me 5 pika për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe tani po e zbaton.?, u shpreh Noka.

Më tej ai ka folur edhe për Komitetin Teknik ku ka theksuar se ai është një komitet politik dhe jo teknik. Sipas tij këtë gjë e vërteton pjesëmarrja e Nejada Çomos në politikë.

?Dua tju bëj me dije se komiteti teknik është një komitet teknik  i partisë, i cili nuk ka funksionar asnjë ditë si një komunitet i shëndetësisë por si komitet politik. Këtë e vërteton zonja Najada që është pjesë e shëndetësisë dhe tashmë është pjesë e politikës?, u shpreh Noka në një intervistë për Frontline./CNA.al

Lajmet e fundit nga