Connect with Us

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Bilisht/ Mbetet një i plagosur

Aktualitet

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Bilisht/ Mbetet një i plagosur

Publikuar

-

Makinat përplasen me njëra-tjetërn në Bilisht/ Mbetet një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Deri tani mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Policia arreston 3 shkodranë/ Njëri ikën forcërisht nga komisariati

LEXO EDHE:  Policia jep versionin përfundimtar/Kujt iu vendos tritoli sot në Elbasan



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.



Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Ngacmon seksualisht në mes të rrugës një grua/ Policia arreston 50 vjeçarin

LEXO EDHE:  Rama bën deklaratën e fortë/ “Brenda autokolonës së Bashës ka ish oficerë policie dhe sipërmarrës tatimesh”

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE