LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministrja norvegjeze në hetim për shkelje të masave anti-Covid

23 Mars 2021, 18:14, Kosova & Bota CNA
Kryeministrja norvegjeze në hetim për shkelje të masave

Policia në Norvegji tha se ka nisur të marrë në pyetje kryeministren Erna Solberg, pasi kjo e fundit pranoi se ka shkelur rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, gjatë një udhëtimi për ditëlindje.

?Kemi nisur një hetim dhe ai përfshin marrjen në pyetje të kryeministres?, tha inspektori i policisë, Per Morten Sending, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai tha se marrja në pyetje nuk ka përfunduar ende dhe se policia planifikon t?i përfundojë hetimet këtë javë.

Shkelja e rregullit për distancë sociale në Norvegji mund të dënohet me gjobë.

Kryeministrja Solberg ka qenë me 13 vetë të tjerë në një restorant në qytetin Geilo në fund të shkurtit, për të festuar ditëlindjen e 60-të.

Ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se dhjetë persona, janë të ndaluara në Norvegji, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Të premten e kaluar, Solberg ka kërkuar falje për veprimet e saj, duke thënë se ajo beson se udhëtimi në restorant është bërë ?në përputhje me udhëzimet për koronavirusin?.

?Kemi qenë në një restorant, ku kemi rezervuar tri tavolina të ndara dhe kemi mbajtur distancën?, ka thënë Solberg.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Norvegjia ka regjistruar mbi 88,000 raste me koronavirus dhe 649 viktima./voa

Lajmet e fundit nga