LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka ndjekur pandeminë e Covid-19/ Alimehmetit i besohet posti i rëndësishëm në Akademinë e Shkencave

23 Mars 2021, 18:33, Lifestyle CNA
Ka ndjekur pandeminë e Covid-19/ Alimehmetit i besohet posti i

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti.

Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.

Mjeku i njohur, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen e pandemisë, zhvillimeve të saj, dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore për Covid -19.

Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë së Akademisë së Shkencave.

Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga