LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E duan Reali dhe Barça, talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

23 Mars 2021, 07:50, Sport CNA
E duan Reali dhe Barça, talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

Erling Haland flet për të ardhmen e tij nga grumbullimi me kombëtaren norvegjeze në Marbeja.mSulmuesi i Dortmundit, i cili po monitorohet nga Reali, Barça dhe gjigantë të tjerë Europianë, tha se nuk është ky momenti i duhur për të marrë vendime për të ardhmen:

?Kam ende edhe 3 vite kontratë dhe nuk jam i shqetësuar për këtë?. Së bashku me Mbapenë, 20-vjeçari është në rrugën për t?u bërë ylli i ardhshëm i futbollit europian gjatë dekadës së ardhshme.

Megjithatë, ai tregohet modest kur flitet për Ronaldon dhe Mesin: ?Ata janë ende shumë larg?. Haland vijoi formën e tij fantastike edhe në fundjavë, me dopietën ndaj Këlnit, por Dortmundi nuk shkoi më tepër se një barazim 2-2.

I pakënaqur nga loja e skuadrës, ai hyri i
zemëruar në tunel, pasi i flaku fanellën lojtarit spanjoll Horge Mere. Mere, i cili i kishte kërkuar atij fanellën, nuk mori as një shtrëngim duarsh.

?Isha shumë i zemëruar pas ndeshjes, bëra një gjest të gabuar duke i hedhur fanellën lojtarit që e kërkoi dhe i kërkoj ndjesë për këtë?, tha Haland.

Lajmet e fundit nga