Connect with Us

“Drita jeshile është vaksinimi”/ Brataj: Qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm

Shëndeti

“Drita jeshile është vaksinimi”/ Brataj: Qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm

Publikuar

-

Situata nga Covid-19/ Brataj zbulon se kur do të kemi lehtësim të masave

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka folur mbi situatën e Covid-19 në vend. Ai ka theksuar se situata është përmirësuar ,por qytetarët duhet të bëjnë sërish kujdes.

Kemi një përmirësim të situatës  në vend. Gjendja është e kontrollueshme. Kuptohet se numrat flasin dhe mund të jemi disi të qetë. Mjaftojnë ata qetësitë fallco që të mos respektojmë masat dhe të kthehemi aty ku ishim. Njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm”, u shpreh Brataj.

Ai ka folur gjithashtu edhe për efektet anësore të vaksinave kryesisht  të AstraZeneca duke shtuar se çdo vaksinë që është e sigurt dhe efektive do të pranohet në Shqipëri.

LEXO EDHE:  AstraZeneca pakëson dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE

Ne do të marrim vaksina nga prodhuesit e autorizuar që demonstrojnë saktësinë dhe efektshmërinë dhe sigurinë. Drita jeshile  është vaksinimi i qytetarëve. AstraZeneca dhe vaksinat e tjera kanë efektet anësore si temperaturë, ethe,etj. Mos u frikësoni nga këto shenja”, u shpreh më tej Brataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastirliu tregon diferencën sipas kategorive

Publikuar

-

Nga

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastriliu tregon diferencën sipas kategorive

Mininstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar në “Opinion” nëse ka mënyrë të përzgjedhjes së vaksinës, ku disa marrin Pfizer, AstraZeneca, Sinovac apo një tjetër.

Ministrja tha se është bërë një shpërndarje kapilare.

“Nuk  e kemi vendosur me përzgjedhje, ajo që është disponibël ajo do të përdoret”, u shpreh Manastirliu, ndërsa shpjegoi se ka një rekomandim të veçantë për disa problematika specifke ku rekomandohet vaksina e Pfizer.

“Sipas udhëzimeve të ISHP janë disa kategori, kryesisht ata me leuçemi, dializë, të transpalantuar apo me sëmundje të riaktivizuara si tumoret, të cilëve u është vendosur Pfizer. Jo për faktin se të tjerat nuk janë efektive, por sepse ka më shumë studime për këtë vaksinë”, shtoi Manastirliu.

LEXO EDHE:  “A mund ti thoni Ramës mos më shqetësojë më!”/ Telefonatat e shqiptarëve “bllokojnë” 127-ën

LEXO EDHE:  Efektet anësore të vaksinës AstraZeneca/ Berisha kundër deklaratës së Agjencisë së Barnave

E pyetur lidhur me efektet anësore të AstraZeneca në Shqipëri, ajo u shpreh se nuk ka raste fatalitetesh të lidhura me këtë vaksinë.

“Asnjë rast që të ketë lidhje shkak-pasojë me vaksinën AstraZeneca”, deklaroi ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Publikuar

-

Nga

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se me uljen e rasteve me Covid, Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e riskut.

E ftuar në “Opinion”, Manastirliu tha se masat dhe fushata e vaksinimit ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19, duke shtuar se pandemia është nën kontroll në Shqipëri.

“Prej ditës së djeshme ne kemi dalë nga zona e riskut. Kjo do të thotë se Shqipëria është vend që ka një incident të ulët nën 50 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. situata e krijuar nga pandemia është nën kontroll. Dëshira është që të kemi një lehtësim të masave.

LEXO EDHE:  Covid -19 në Kosovë/ Të mërkurën arrijnë 38,400 doza të vaksinës

LEXO EDHE:  AstraZeneca pakëson dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE

Ne me masat e shenjestruar që kemi marrë jemi në një situatë shumë më e mirë. E para është masave të shënjestruar që kanë dhënë impakt në uljen e infektimve dhe e dyta është vaksinimi. 145 mijë kanë marrë të dyja dozat. Ne kemi një ekip që monitor efektet anësore të vaksinave të ndryshme, ka pasur raste për shembull dhimbje të krahut. Nuk kemi pasur efekte në lidhje me fatalitetet”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeropotin “Nënë Tereza”. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë një foto nga momenti i pritjes së dozave të reja të Pfizer.

Në një status në rrjetet sociale, Rama deklaron se çdo javë do të vijnë doza të reja, ndërsa tregon se deri më tani Shqipëria ka siguruar 760 mijë vaksina.

LEXO EDHE:  Efektet anësore të vaksinës AstraZeneca/ Berisha kundër deklaratës së Agjencisë së Barnave

LEXO EDHE:  Efektet anësore të vaksinës AstraZeneca/ Berisha kundër deklaratës së Agjencisë së Barnave

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE