LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditmir Bushati sulmon listat e PS/ "Rama ka futur ekzekutorë të parave të shqiptarëve"

23 Mars 2021, 21:38, Politikë CNA
Ditmir Bushati sulmon listat e PS/ "Rama ka futur ekzekutorë të

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati tha se në listat e PS-së janë vendosur disa drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve.

Socialisti deklaroi se kryeministri Edi Rama ka futur në lista disa drejtora që kanë përgjegjësi të rëndë për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit.

?Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare. E kam fjalën për ata drejtora janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj?, u shpreh ish-ministri në Syri Tv.

Ndërkohë, kujtojmë se kreu i qeverisë e ka përjashtuar Bushatin nga listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër, socialisti ka mbajtur prej kohësh qëndrime kritike ndaj kryeministrit Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga