LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Evis Kushi flet për incidentet në kohë fushate

22 Mars 2021, 20:50, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Evis Kushi flet për incidentet në kohë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur për incidentin e ndodhur në Elbasan në 14 mars ndërmjet militantëve të PD dhe PS dhe ngjarjen e 18 marsit, ku ndodhi  sherri i mes ish-deputetit të PD Luçiano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Kushi, foli për skenar dhune të përgatitur nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se e vërteta nuk është ajo që thotë opozita për Elbasanin dhe se i vjen keq që qyteti identifikohet me drogën, krimin dhe bandat.

?Nëse do të bëja diferencën mes provokimeve dhe frymë tensione, do ta quaja thjesht provokime. Pasi të jetë frymë tensioni duhet të jetë e dyanshme, por ne përsa na takon, ne nuk kemi asnjë arsye për të qenë të tensionuar. Ne jemi të interesuar të shkojmë sa më të qetë drejt zgjedhje, pa incidente dhe kërcënime.

Nuk kemi asnjë arsye për të kërkuar tension, pasi ndjejmë se ka mbështetje për PS-në, edhe po t?u referohemi sondazheve e konfirmojmë atë që shikojmë nga terreni, jemi të ndërgjegjshëm për punët që kemi bërë, tha Kushi.

E ftuar në emisionin Log i Endri Xhafos, Kushi tregoi se nuk bien pre e provokimeve dhe se qëllimi i tyre është vetëm fitorja e 25 prillit.

Ndërsa për incidentin e 18 marsit, ministrja tha se është diçka e rëndë për një kandidat për deputet, duke shtuar se qëndrimi i tyre ndaj dhunës është e distancuar.

?Absolutisht, ata njerëz që ju pretendoni, ne nuk kemi askënd që të na mbështesë kur na provokojnë. Ne i porosisim strukturat të mos bien pre e provokimeve, qëllimi ynë është që të shkojmë të qetë drejt 25 prillit. Përsa i takon ngjarjes së pak ditëve, në dijeninë time po hetohet nga prokuroria, për aq pamje sa media ka transmetuar, është e rëndë, një kandidat për deputet, në një skenë të tillë dhune nuk nderon askënd, duhet të zbardhet ngjarja, që të kemi një panorama të plotë. Dhuna është e fundit.

Ne qëndrimin tonë ndaj dhunës e kemi treguar gjatë këtyre viteve, të distancuar, ndërsa pala kundërshtare është vazhdim e së njëjtës sjelle, qoftë kur ishin brenda parlamentit me skenat e dhunës dhe pastaj kur dolën, janë thjeshtë vazhdë e së njëjtës sjelle, tha Kushi në emision./ CNA.al

Lajmet e fundit nga