LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vota e emigrantëve/Majko: Opozita e konsideron si sukses të mazhorancës

22 Mars 2021, 19:09, Politikë CNA
Vota e emigrantëve/Majko: Opozita e konsideron si sukses të

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko duke folur për votat e emigrantëve ka treguar se janë bllokuar aktet nënligjore për këtë fakt.

Sipas Majkos, Opozita e ka konsideruar votën e emigrantëve si një sukses të mazhorancës duke shtuar se në janar kanë qënë gati të gjitha rrugët ligjore.

?Aktualisht, nëse flasim me gjuhë teknike, në janar kanë qenë gati të gjitha aktet ligjore dhe do hapnim rrugë për votën e emigrantëve. Duke qenë se KQZ nuk kishte konsensus, iu drejtua partive politike. PD në mbledhjen e fundit kërkoi 48 orë që të shprehet për aktet nënligjore. Opozita e konsideron aplikimin e votës së emigrantëve një sukses të maxhorancës, por ky është sukses i përbashkët.

Opozita ndoshta ka marrëdhënie konfliktuale me këtë fakt. Edhe me ndërkombëtarët kemi biseduar që të mos ketë asnjë problematikë. Aktet nënligjore u bllokuan. Ne jemi dakord me variantin që kemi paraqitur. Nuk kam vepruar si xhaketë e vjetër. Opozita ka parë interesa të ngushta politike. Ka shumë rëndësi vota e emigrantëve. Menduam se do zgjidhej, por jeimi në këtë situatë. Por, ne nuk do e lëmë këtë proces në mes. Duam që të krijohet një qark elektoral vetëm për diasporën?, tha Majko./ CNA.al

Lajmet e fundit nga