LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “bindet” për vaksinat ruse/ Pranon 10 mijë doza për qytetarët shqiptarë

22 Mars 2021, 12:27, Politikë CNA
Rama “bindet” për vaksinat ruse/ Pranon 10 mijë doza

Ditën e sotme kanë në Aeroportin e Rinasit kanë mbërrritur 10 mijë vaksina ruse Sputnik V.

Vaksinat janë dhuruar nga princi në detyrë i Emirateve Muhammed Bin Zayed. Bëhet me dije se vaksinat janë pritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Ogerta Manastirliu. Kujtojmë se lidhur me vaksinat ruse dhe kineze ka pasur një stepje nga ana e qeverisë.

Pak kohë me parë kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas postimit të ambasadës së Rusisë në Tiranë, ku thuhej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj ?Sputnik V? në Shqipëri.

Rama e quajti këtë postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se nuk i shkon një shteti serioz si Rusia të përfshihet në prodhimin e memeve. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ky është një provokim qesharak nga shteti rus, ndërsa shtoi se mirëpret një ndjesë nga ambasada ruse.  Kryeministri theksoi se aktualisht Shqipëria ishte e fokusuar te vaksinat e kompanive Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, ashtu si dhe vendet e Bashkimit Evropian.

?Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i Drejtorit të Komunikimit një ritwit. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve. Sa i përket aspektit tjetër, ne jemi fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Moderna, me këto kompani jemi në komunikim. Shtetet me të cilat ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive” , u shpreh Rama.

Por, tashme edhe Shqipëria më në fund i pranoi vaksinat ruse për të vaksinuiar 10 mijë qytetarë të vendit. Ndërkohë ende nuk është bërë zyrtare se cilët janë ata persona që do të vaksinohen./CNA.al

Lajmet e fundit nga