Connect with Us

 Propozim për zgjatjen e kufizimeve deri në 18 prill

Bota

 Propozim për zgjatjen e kufizimeve deri në 18 prill

Publikuar

-

Sipas një projektvendimi, Kancelaria synon të zgjasë masat aktuale kufizuese deri në 18 prill. Prej një incidence mbi 100 mund të ketë kufizime të tjera.

Kancelaria Federale pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale nesër. Kjo shkruhet në një projektvendim që ka qenë në fuqi të dielën në mbrëmje. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa që në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.

Kancelaria Federale gjithashtu paralajmëroi se do të zbatojë me konsekuencë frenën e urgjencës, për të cilën u ra dakord po të arrihet një incidencë prej 100. Në një rast të tillë jo vetëm që nuk duhet të ketë hapje të mëtejshme, por do të ketë kufizime shtesë. Për shembull, propozohen kufizimet në liridalje.

Ndër të tjera, flitet për një kufizim të daljes gjatë natës deri në orën pesë, “përveç rasteve kur ka arsye serioze për të kundërtën”. Ora e fillimit lihet e hapur. Flitet gjithashtu për mbylljen e shkollave dhe të kopshteve ditore ose moshapjen e tyre fare, kur arsimtarët, mësuesit dhe nxënësit ose fëmijët e mbikqyrur nuk testohen dy herë në javë. Sipas draftit, shkollat dhe kopshtet ditore mund të mbyllen po të arrihet një incidencë prej 200 ose më shumë.

LEXO EDHE:  Spanja dhe Italia fillojnë zbatimin e masave të reja kundër pandemisë

 

“Projekte model të përkohshme” lehtësojnë hapjen

 

Sidoqoftë, landet federale dhe rajonet duhet të kenë mundësinë të fillojnë “projekte model të përkohshme” në mënyrë që të “hapin fusha të caktuara të jetës publike me masa të rrepta mbrojtëse dhe një koncept testimesh”. Në këtë kuadër, ata duhet të shqyrtojnë “realizueshmërinë e hapave të hapjes duke përdorur një regjim konsekuent testimesh”- thuhet në projekvendim.

Kancelaria Federale këshillon që të mos udhëtohet gjatë Pashkëve brenda dhe jashtë Gjermanisë. Për të zgjatur masat kufizuese patën rënë dakord më parë landet federale të drejtuara nga socialdemokratët e SPD. Përfaqësuesit e këtyre landeve pritet të propozojnë që të lejohen pushime në landin vetjak federal për sa kohë që njerëzit kujdesen vetë për strehimin dhe ushqimin vetjak, për shembull duke marrë me qira shtëpi për pushime ose në autokampe. /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bjellorusia “reflekton” pas sanksioneve/ Liron nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich

Publikuar

-

Nga

Bjellorusia duket se ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas, duke liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg.

Ai u lokalizua duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk, ku dhe u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Nga nesër kufizohet lëvizja në Kosovë, orari kur s’mund të dilet nga shtëpia

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Nga nesër kufizohet lëvizja në Kosovë, orari kur s’mund të dilet nga shtëpia

Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembja e ndërtesës në Florida/ Ende dhjetëra persona nën rrënoja

Publikuar

-

Nga

Dhjetëra persona figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

Një pjesë e kompleksit 12-katësh të banimit në zonën Sërfsajd në brigjet e Atlantikut u shemb në 1:30 pas mesnate. Deri në orët e vona të pasdites afro 100 vetë ende figuronin të humbur, thanë autoritetet, duke zgjuar shqetësime se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Zyrtarët nuk e dinë sa vetë ishin në ndërtesë në momentin e shembjes.

“Ndërtesa u bë petë,” tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd. “Më dhemb zemra se me sa më thotë mendja, nuk do të kemi shumë sukses për të nxjerrë njerëz gjallë”.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.

Një ekip me 10-12 specialistë kontrollon një zonë të rrënojave me qen për të nuhatur trupat si dhe me pajisje të tjera. Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

LEXO EDHE:  Greqia drejt karantinës/ Kryeministri Mitsotakis njofton masa të reja shtrënguese

LEXO EDHE:  Dritë në fund të tunelit/ Merkel optimiste në luftën ndaj Covid-19

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të ofrojë ndihmë federale nëse kërkohet.

Kryebashkiaku tha se disa hotele kanë ofruar të strehojnë banorët e zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

Afro gjysma e 130 njësive të banimit në këtë kompleks u dëmtuan/shkatërruan nga shembja. Ndërkaq, janë sjellë pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi u ndërtua në 1981. Ai përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600,000-700,000 dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë ka plot imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Greqia drejt karantinës/ Kryeministri Mitsotakis njofton masa të reja shtrënguese

LEXO EDHE:  Situata e COVID/ Nis sot aplikimi i kufizime të reja në shtetin fqinj

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE