LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjigje më e fortë imune pas injeksionit të dytë!/ Si ta shpjegojmë këtë ndryshim?

22 Mars 2021, 14:59, Lifestyle CNA
Përgjigje më e fortë imune pas injeksionit të dytë!/ Si

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Së pari, një kujtesë e parimit të vaksinimit.

Vaksina konsiston në injektimin e trupit me grimca virale të cilat do të njihen nga sistemi imunitar dhe do të provokojnë një përgjigje prej tij, në mënyrë që të zhvillohet mbrojtja ndaj një virusi “të vërtetë”.

1.Faza fillestare e kësaj përgjigjeje konsiston në prodhimin e mesazheve paralajmëruese, citokinave, të cilat janë përgjegjëse për simptomat e infeksionit (ethe, dhimbje, ngurtësi).

2.Faza përfundimtare e kësaj përgjigjeje konsiston në sintezën e famshme të antitrupave mbrojtës.

Kjo përgjigje imune rritet në forcë midis injeksionit të parë dhe të dytë.

Kur marrim dozën e parë, duhet një kohë latente për të identifikuar grimcën dhe për ta njohur atë si një grimcë të huaj, kundër së cilës sistemi ynë imunitar duhet të mbrojë vetveten.

Kur marrim dozen e dytë, grimca virale identifikohet menjëherë dhe reagimi imunitar është më i fortë. “Prandaj efektet anësore më të theksuara”.

Pasja e shumë simptomave pas vaksinimit është një shenjë e një sistemi imuniteti “mjaft aktiv” dhe “imuniteti i mirë”.

Nga ana tjetër, “nëse temperatura ngrihet në 40 °C, shoqërohen me të vjella dhe diarre, kjo do të thotë që sistemi imunitar është shumë aktiv për gjendjen tuaj dhe përgjigja është e papërshtatshme”. ?Ky është një sulm i rremë”.

Keto pergjigje sjane verejtur në moshat e medhaja.

 

Lajmet e fundit nga