LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta de facto kryetar i LSI”/ Xhafaj: Ka lidhje me disa goditje ndaj familjes sime

22 Mars 2021, 21:55, Politikë CNA
“Meta de facto kryetar i LSI”/ Xhafaj: Ka lidhje me disa goditje

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për presidentin Ilir Meta, teksa u pyet për qëndrimet që Kreu i Shtetit ka mbajtur për çështjet politike.

Xhafaj tha se Meta de facto është kreu i LSI-së dhe jo President i Republikës dhe sipas tij ai ka humbur përfaqësimin nga populli.

?Tani do flasim për presidentin apo për opozitën? Problemi sot që ka zoti Meta, është se është bashkëkryetar i opozitës. Zoti Meta sot është de-juro president, por de facto është kreu i LSI-së. Kjo është në gjykimin tim e dukshme. Ka humbur thelbin e funksionit të tij, që është i shprehur qartë në Kushtetutë, kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit.

Ai ka humbur edhe kryetarin e shtetit, pasi ia ka lënë vendit kryetarit të partisë politike, ka humbur dhe përfaqësimin nga populli. Është për të ardhur keq. Pasi flitet për funksionin e Presidentit. Ajo që konstatoj, është se zoti Meta nuk ka humbur vetëm qetësinë, por dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari dhe politikani që është mandatuar për detyrën e presidentit?, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Ish-ministri foli edhe për deklaratat e Metës, i cili ka përmendur përplasjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Duke marrë shkas nga kjo, Xhafaj deklaroi se Meta ka lidhje me disa goditje ?nën brez? që i janë bërë familjes së tij, me rastin e ?Babales?.

?Ka arsyeje që zoti Meta të mos e bëjë një gjë të tillë. Mendoj se? e kam dhënë një sqarim. Mendoj se ai ka qenë i përfshirë në disa goditje ‘nën brez’ që i është bërë familjes time. Le t?ja lëmë kohës, por kështu besoj. Mund të pyesni zotin Meta. Ose zotin Basha?, theksoi socialisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga