LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mandati i tretë një domosdoshmëri”/ Peleshi: Të zhvillojmë turizmin në Pustec

22 Mars 2021, 09:22, Politikë CNA
“Mandati i tretë një domosdoshmëri”/ Peleshi: Të

Nga bashkia e Pustecit ku vijoi turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, drejtuesi politik i qarkut Korçë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, foli për ndryshimet e mëdha që e presin këtë bashki gjatë mandatit të tretë qeverisës.

Sipas Peleshit, projekti i ujësjellësit është vetëm fillimi i mbështetjes së kësaj zone, për tu ndalur më pas tek zhvillimi i turizmit dhe rritjes ekonomike përmes një investimi prej gati 10 milion Euro. Prandaj për të gjitha këto, por edhe për shumë punë të tjera, sipas ministrit, Shqipërisë i duhet një tjetër mandat i Partisë Socialiste e vetme në drejtimin e vendit.

?Sot në Pustec jemi në gjendje për të zbatuar projektin e ujësjellësit. Është një fond i siguruar, i tenderuar, është lidhur kontrata me kompaninë dhe projekti fillon zbatimin për çështje ditësh. Ajo që ne të gjithë e synonim, e premtonim, e kërkonim, tani u bë realitet. Është investimi më i madh që është bërë në zonë, por jo më i madhi që do të ndodhë. Ne synojmë që të shkojë rreth 10 milion euro investimi, sepse është projekti që do t?i ndryshojë pamjen Pustecit, por edhe ekonominë, sepse ndërhyrja që do të bëhet që nga Zaroshka e më tej, do të sjellë zhvillimin ekonomik, hoteleri dhe zhvillime në funksion të turizmit. Kjo është një zonë me potencialin më të madh të turizmit në qark por e ka të paaktivizuar këtë potencial. Në bashkinë e Pustecit, në Prespë, nevojat bazike ende nuk i kemi përfunduar, jemi prapa disa zonave të tjera dhe në rast se matemi me ku do të donim të ishim, patjetër që ka shumë punë për të bërë, madje edhe më shumë sesa kemi bërë. Prandaj mandati i tretë është jo vetëm i mundshëm për Partinë Socialiste, por është një nevojë për vendin, një domosdoshmëri. Premtimet e Partisë Demokratike janë qesharake, pa këmbë në tokë dhe të pabazuara në shifra.?– përfundoi Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga