LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juristi denoncon Bashën për plagjiaturë/ “Këshilltarët e tij janë miqtë e mi”

22 Mars 2021, 19:00, Aktualitet CNA
Juristi denoncon Bashën për plagjiaturë/

Jursti dhe doktori i shkencave Nest Zefi ka denoncuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me librin e tij ?Misioni im?.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai publikon një pasazh nga tezat e tij duke akuzuar liderin e opozitës se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndër të tjera Zefi shkruan: ?Ne librin e tij ?Misioni? Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij?me kopjue kaq trashe bash asht e rande??, shkruan Nest Zefi.

Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e dretësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.

Studimet post-universitare me një mastër në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia.

Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Gjatë kohës të doktoraturës ka zhvilluar një përvojë kërkimore në fushën e të drejtës së punës në Universitetin Nanter të Parisit. Aktualisht vazhdon të jetë kultor i të Drejtës së Punës në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Milano-s (Itali).

Lajmet e fundit nga