LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Elbasani më keq se Palermo”/ Hajdari: Bandat e tre partive të mëdha luftojnë me njëra-tjetrën

22 Mars 2021, 21:24, Politikë CNA
“Elbasani më keq se Palermo”/ Hajdari: Bandat e tre partive

Kandidatja për deputete e ?Nismës Thurje?, Rudina Hajdari ka komentuar situatën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

E ftuar në ?Log? Hajdari u shpreh se Elbasani është kthyer në Palermo dhe lufta atje bëhet mes partive të vjetra dhe qytetarëve, duke iu referuar përplasjeve që kanë ndodhur me 14 mars mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

?Elbasani patjetër që ka tension, dhe pritej një gjë e tillë dhe siç tha ministrja që ka zgjedhur që të bëjë monolog si kryetari i saj, Elbasani është më keq se Palermo. Aty mbizotërojnë bandat, tensioni që ndodhi me 14 mars, është tensioni më i mirë që tregoi se tensioni është mes partive të vjetra dhe pjesës tjetër të popullsisë.

Me paturpësinë më të madhe zgjodhën festën pagane dhe futën bandat që të zihen mes tyre. Njerëzit janë lodhur nga dy lider që janë njëlloj dhe përpiqen që të ulën dhe të bëjnë pazare.

Si dy forca të vjetra këto e kanë treguar qëllimin e tyre. Mua më presin dhe janë të bindur që dua ti takoj pa problem. Unë nuk kam pse të kem frikë se unë nuk kam bërë asgjë, nuk është kjo që më frikëson mua.

Parlermo është aty se ka tre katër banda që në një anë mbështesin, PS-në, LSI-në dhe PD dhe këta kur dalin në shesh sillen si të tilla kur thonë se do i luftojnë?, ka thënë Hajdari./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga