LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E akuzoi se ishte e lidhur jashtë emisionit/ Lediana i përgjigjet Erit pas deklaratës së fortë

22 Mars 2021, 10:19, Lifestyle CNA
E akuzoi se ishte e lidhur jashtë emisionit/ Lediana i përgjigjet Erit

Eri Aga, pak ditë më parë, deklaroi në një emision se Lediana është e lidhur jashtë emisionit dhe se partneri i saj ndodhet jashtë shtetit. Gjithashtu ai u shpreh se kur kishte dalë në takim me Ledianën e kishte pyetur nëse ndjente diçka për Mevlanin dhe ajo ishte përgjigjur që jo duke u betuar edhe në familjen e saj.

Por pas gjithë këtyre deklaratave të Erit, Lediana ka reaguar duke shkruar në Instastory. A janë të vërteta deklaratat e Erit??, e pyeti një ndjekës.

?Më keni pyetur shumë në lidhje me këtë çështje ndaj do iu përgjigjem që të hiqni çdo dyshim që keni. Për Erin ruaj një respekt të veçantë, madje e kam shprehur dhe në studio që nuk kam qenë dakort me largimin e tij. Ajo çfarë më bëri më tepër përshtypje nuk ishte fakti që tha unë s?kam ndjenja për Mevlanin (fundja askush nuk është në zemrën time për të parë se çfarë ndiej unë), por bindja e tij që unë kam një lidhje jashtë. Mendoj se është më e rëndësishme që të fokusoheni tek vetja  dhe përditshmëria juaj sesa të thoni diçka sa për tu bërë lajm?, shkroi Ledjana./ CNA.al

Lajmet e fundit nga