LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejt pazarit të radhës me Ramën/ Luli mashtron demokratët

22 Mars 2021, 13:00, Politikë CNA
Drejt pazarit të radhës me Ramën/ Luli mashtron demokratët

Kreu i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i Opozitës, Lulzim Basha, duket se po vijon marrëveshjen e 17 Majit 2017 me Kryeministrin Edi Rama.

Akuzat, tentativat për trashjen e zërit herë pas here kundrejt Ramës, vijnë në formën e mesazheve, që s?kanë lidhje me të ardhmen e PD apo të opozitës. Së fundmi, gjatë një takimi elektoral në Berat, Basha deklaroi se ?8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim?.

Në fakt, këtij aksidentit të zgjedhur tetë vite më parë, ka qenë Basha që i siguroi mandatin e dytë në zgjedhjet parlamentare të 2017-së dhe i la fushën bosh në zgjedhjet vendore të 2019, duke ia dorëzuar në tavolinë të gjitha bashkitë.

Kujtojmë se pas qëndrimit të Opozitës për tre muaj me radhë në çadër para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Qeverisë, erdhi marrëveshja ?Rama-Basha?. Partia Demokratike pranoi të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit në shkëmbim të shkarkimit të gjashtë ministrave të kabinetit aktual dhe të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Demokratët morën drejtimin e disa ministrive kyçe të kësaj qeverie që vetëm de jure drejtohej nga Rama.

Po si hyri Basha në zgjedhjet e 25 Qershorit?

Luli hoqi nga listat figurat kryesore të PD në 20 vitet e fundit dhe i zëvendësoi ata me emra të rinj, të panjohur, duke e çuar PD në humbje të thellë.
200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 mandate të munguara deputetësh në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Ky ishte rezultati i prodhuar nga Luli, pas marrëveshjes me Ramën. Të vetmit që fituan nga kjo marrëveshje ishin Basha dhe familja e tij, që hartuan listat për kandidatë për deputetë dhe që futën në xhepa 16 milion euro.

Kjo mund të quhet hera e parë kur Basha, i siguroi Ramës pushtetin. Dhe nuk hoqi dorë nga kjo linjë, derisa në 2019, dogji mandatet dhe më tej me bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019, duke i lënë Ramës rrugë të lirë dhe duke i siguruar fitoren në tavolinë me faljen e 61 bashkive.

Faktet se si Basha, ka ndikuar në mbajtjen në pushtet të Edi Ramës, janë kokëforta dhe përtej tyre fshihen pazare dhe asgjë në shërbim të demokratëve. Luli, sot e konsideron Ramën si një aksident për Shqipërinë dhe duket se do të vijojë ta quajë të tillë, deri në pazarin e radhës, por pa ndalur gënjeshtrat ndaj demokratëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga