LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëqeverisje me Bashën?/ Haxhinasto: Kemi 5 prioritete që nuk i negociojmë me PD

22 Mars 2021, 21:08, Politikë CNA
Bashkëqeverisje me Bashën?/ Haxhinasto: Kemi 5 prioritete që nuk

Edmond  Haxhinasto, anëtar i kryesisë së LSI dhe kandidat i saj për deputet në Qarkun e Tiranës thotë se partia e tij ka vendosur 5 prioritet në programin e saj që nuk do t?i negociojë as në rast të një bashkëqeverisjeje me PD.

Pavarësisht kësaj, ish-zv.kryeministri tha se ka një koherencë në programin e dy forcave të opozitës dhe në marrëveshjen parazgjedhore kanë rëndë dakord për respektimin e prioriteteve.

?Ne kemi koherencë me premtimet, kemi vlerësim shumë të ngjashëm për shumë problem që ka vendi dhe rrugën e zgjidhjes, por padyshim që kemi diferencat tona. Kemi 5 prioritete të panegociueshme nesër në një qeverisje të përbashkët por programin e kemi shumë të gjerë?, tha ai.

Haxhinasto renditi si premtime kryesore programimin nga bebja në bebe, formalizim i ekonomisë, rritjen e prodhimit vendas dhe arsimi.

?LSI në të gjithë propozimet e saj ka një referencë shumë të qartë me të majtë ne qendrës. Formalizimi i ekonomisë, rritja e prodhimit vendas, arsimit, ndalimin e shpopullimit me programin nga bebja  në bebe. Janë të gjithë të realizueshme?, deklaroi kandidati i LSI-së.

Në programin elektoral të LSI për zgjedhjet e 25 prillit si 5 prioritetet kryesore janë renditur rimbursimi i faturës me 5% për çdo blerje, mbështetje për familjet e reja për lindshmërinë, taksë për arsimin për 200 kompanitë më të mëdha në vend, nxitja e arsimit profesional dhe heqja e Tatimit të Vlerës së Shtuar për prodhimet bujqësore dhe blegtorale”, tha Haxhinasto./CNA.al

Lajmet e fundit nga