Connect with Us

Sekretari për Sigurinë Kombëtare: Kufiri është i sigurtë

Bota

Sekretari për Sigurinë Kombëtare: Kufiri është i sigurtë

Publikuar

-

Sekretari për Sigurinë Kombëtare: Kufiri është i sigurtë

Sekretari për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Alejandro Mayorkas, tha të dielën se kufiri jugperëndimor me Meksikën është “i sigurt” dhe “i mbyllur”, edhe pse mijëra migrantë nga Amerika Qendrore po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara me ritmin më të lartë që është pare në 20 vitet e fundit.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara po mbajnë 15,000 fëmijë migrantë të pashoqëruar në kufi, por zoti Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara sipas ligjeve të vendit të kujdesen për ta, në vend që t’i dëbojë në vendet e tyre, siç ishte politika nën ish-Presidentin Donald Trump.

Zoti Mayorkas tha se ishte “thjesht e gabuar” të thuhet se fëmijët “u trajtuan në mënyrë njerëzore ” nën administratën e Trumpit.

“Administrata e mëparshme shpërbëri procesin e kërkesave për azil”, tha ai në emisionin “Fox News Sunday”. “Ne po inkurajojmë familjet të mos i dërgojnë fëmijët e tyre” në kufi. Por nëse fëmijët kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara, zoti Mayorkas tha se ata do të jenë nën kujdesin e autoriteteve për disa ditë, do të dërgohen tek të afërmit e tyre që jetojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara ose do të vendosen pranë njerëzve të gatshëm për t’u kujdesur për ta.

“Kemi të bëjmë me fëmijë të vetmuar” tha ai. “Ne mund të përpunojmë dokumentacionin e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të rregullt. Do ja dalim me sukses”, tha ai.

Të rriturit dhe familjet që mbërrijnë në kufi po dërgohen përsëri në Meksikë sipas politikave aktuale të imigracionit në SHBA.

Kur Presidenti Joe Biden mori detyrën dy muaj më parë, ai ndaloi ndërtimin e murit kufitar që ish-Presidenti Trump mbështeti dhe përqafoi ato që zoti Biden tha se do të ishin politika më njerëzore të imigracionit. Ndërsa ai ka nxitur njerëzit në Honduras, Guatemala dhe El Salvador të qëndrojnë në vendet e tyre, ndryshimet e politikës së tij ndaj imigracionit kanë bërë që mijëra njerëz të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në veri përmes Meksikës në përpjekje për të hyrë në SHBA.

LEXO EDHE:  “Peshku i madh”, Adriatik Llalla mund të arrestohet?

Fluksi më i madh i migrantëve filloi prillin e kaluar, nëntë muaj para se ish- Presidenti Trump të linte detyrën, por është rritur dukshëm nën administratën Biden.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 74,000 njerëz u ndaluan në kufi në dhjetor, muaji i fundit i plotë i Trumpit në detyrë. Por numri u rrit në 100,000 në shkurt, muaji i parë i plotë i zotit Biden si president. Gjatë dy muajve të fundit, numri i fëmijëve të pashoqëruar që arritën në Shtetet e Bashkuara u rrit nga rreth 5,000 në më shumë se 9,400.

Kriza e migracionit po bëhet një problem i mprehtë politik për Presidentin Biden. Një kritik i administratës, Senatori Tom Cotton nga shteti Arkansas, kandidat i mundshëm presidencial republikan në vitin 2024, i tha kanalit Fox News se, “Ishte administrata Biden ajo që i dha fund politikës të administrates Trump për” të mbajtur imigrantët në Meksikë”.

“Kufiri është plotësisht i hapur”, tha Senatori Cotton, duke kundërshtuar pretendimin e sekretarit Mayorkas se kufiri është i sigurt. Ai tha se presidenti Biden ka “çmontuar politikat shumë efektive që kishte vendosur administrata Trump”.

Javën e kaluar, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy kryesoi një grup ligjvënësish republikanë që shkuan në kufi për të dënuar politikat e zotit Biden.

“Kjo krizë është krijuar nga politikat e kësaj administrate të re,” tha zoti McCarthy. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta quajtur atë përveçse një krizë kufitare të administratës Biden.”/ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  ShBA-ja regjistron 358 704 vdekje që prej fillimit të pandemisë/ Trump rrëzon shifrat: Të ekzagjeruara

LEXO EDHE:  SHBA, gjysma e vdekjeve me COVID janë persona me ngjyrë

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.



Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

LEXO EDHE:  ShBA-ja regjistron 358 704 vdekje që prej fillimit të pandemisë/ Trump rrëzon shifrat: Të ekzagjeruara

LEXO EDHE:  “Peshku i madh”, Adriatik Llalla mund të arrestohet?



Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE