LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Topalli/ Me shoqet flas pa rezerva, politika më ka bërë t'i takoj më rrallë

21 Mars 2021, 20:05, Politikë CNA
Rrëfehet Topalli/ Me shoqet flas pa rezerva, politika më ka

Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e sotme për jetën jashtë politikës.

Topalli kujtoi dy shoqet e saj të rinisë, me të cilat tregoi se ka komunikim ende edhe në ditët e sotme.

Ajo tha në emisionin ?Dola te Ola? se shoqëria e tyre ka nisur që në fëmijëri.

?Me shoqet e vërteta flet pa asnjë rezervë, ashtu siç e mendon, shoqëria e fëmijërisë është ajo që mbetet gjithmonë?, u shpreh ish-kryeparlamentarja.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim deklaroi më tej se politika e ka larguar pak nga shoqet e saj, por theksoi se gjatë kësaj kohe kur ka qenë më pak aktive i takon me shpesh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga