Connect with Us

Pandemia në Shqipëri/ Ulet numri i viktimave, rriten infektimet

Sociale

Pandemia në Shqipëri/ Ulet numri i viktimave, rriten infektimet

Publikuar

-

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Vdekjet nga Covid-19 u përgjysmuan të dielën krahasuar me të shtunën, por infektimet shënuan një rritje të konsiderueshme, ndërsa epidemia është shtrirë në gjithë vendin.

Drejtuesit e shëndetësisë njoftuan se në 24 orët e fundit nga Covid-19 humbën jetën 4 pacientë kundrejt 11 qytetarë që humbën jetën të shtunën.

Ndërsa infektimet e reja ditore u shtuan nga 519 në 659 të dielën. Gjatë javës u vu re një tendencë e ndryshme nga fundjava: u shënua një rritje e vdekje dhe ulje e infektimeve të reja.

Qytetet me më shumë të infektuar janë Tirana, Fieri dhe Berati dhe më pak Durrësi, Elbasani e Gjirokastra.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po mjekohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë të intubuar.

LEXO EDHE:  Varianti indian i koronavirusit/ Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë

Gjatë të dielës u kryen 1 mijë e 685 vaksinime anti-Covid, ndërsa gjithsej janë kryer 46 mijë e 515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Nga fillimi i pandemisë një vit më parë kanë humbur jetën nga Covid 2 mijë e 137 qytetarë, 121 mijë 200 infektime, nga të cilat afro 34 mijë janë ende active dhe në një shtrirje të gjerë në territor./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vijon rritja e temperaturave/ Ja si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pas mesditës në juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta.

Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

LEXO EDHE:  “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

LEXO EDHE:  “PD s’del parti e parë në zgjedhje”/ Endira Bushati: Basha të heqë dorë nga posti i kryeministrit

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë.

Sipas të dhënave të para nga Instituti sizmiologjik, lëkundjet kanë qenë 4.5 të shkallës rigter.

Epiqendra në Adriatik, pranë Lezhës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

Publikuar

-

Nga

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si një vrasje e dytë për ato viktima”. Me këto fjalë e komentoi për Euronews Albania, rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin Fatmir Mediu, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Znj. Durda tha se kanë kërkuar nga SPAK të ndryshojë akuzën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për vrasje dhe korrupsion.

Sipas saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ish-ministri solli vrasjen e dhjetëra personave.

“Fëmija im ishte shtatë vjeç e gjysmë, nuk kishte lidhje me predhat, nuk kishte lidhje me punën, nuk kishte lidhje me asgjë. Ministri i Mbrojtjes kishte për detyrë ta mbronte, jo ta vriste. Dhe unë kam 14 vjet që i kërkoj institucioneve: përse fëmija im nuk jeton? Dua një përgjigje nga këto institucione. Shkaku, përse? Nuk e kam pasur të sëmurë; në 13 ka qenë në shkollë, në 15 nuk arrin të shkojë në shkollë prapë”, tha znj. Durda.

LEXO EDHE:  Varianti indian i koronavirusit/ Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Tritan Kalo: Kemi kaluar fazën kritike të pandemisë, tani duhet të ringrihemi ekonomikisht

Gjykata e Posaçme hodhi poshtë të martën, kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit./Euronews

LEXO TE PLOTE