Connect with Us

Ekzekutimi i Edmond Çekiçit/ Dalin detaje të reja, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Kronika

Ekzekutimi i Edmond Çekiçit/ Dalin detaje të reja, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Publikuar

-

Ekzekutimi i Edmond Çekiçit/ Dalin detaje të reja, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Edmond Çekiçit në Durrës, i cili njihej edhe si anëtari i bandës së Lulzim Berishës.

Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 38 gëzhoja automatiku AK47, ndërsa gjatë natës policia ka shoqëruar 20 persona, si të dyshuar se që kanë informacion mbi këtë ngjarje.

5 ditë më parë Gjykata e Durrësit i kishte hequr masën e “arrestit shtëpiak” duke ia kthyer në “dënim me kusht”. Kushti ishte që Çekiçi të mos shoqërohen me persona të inkriminuar.

Mond Çekiçi u ekzekutua vetëm pak metra larg banesës së tij. Ai është personazh i njohur për policinë dhe  dyshuar si anëtar i bandës së Durrësit, tre prej të cilëve janë rikthyer në qeli.

LEXO EDHE:  Sulmoi sistemin e Qeverisë dhe mori 150 milionë lekë ‘paga lufte’/ Gjykata jep vendimin për ‘hakerin’

Atentati i ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, 20 mars 2021,  ku shënjestër ishtë Edmond Koçi i njohur në Durrës si Mond Çekiçi , ndodhi pikërisht në vendin ku rreth 2 muaj më parë u ekzekutua miku i tij i ngushtë Edmond Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  “Ishte e re dhe e bukur”/ Zbardhet dëshmia e 45 vjeçarit që vrau me thikë gruan

LEXO EDHE:  KQZ refuzon kandidimin e Grida Dumës

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Drejtuesja e mjetit mbetet e plagosur, trasportohet në spital

LEXO EDHE:  Basha takim me bizneset në Durrës/ Do rikthejmë taksën e sheshtë 9%

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE