Connect with Us

Dekriminalizimi/ Kandidatët e PD me identitet të ndryshuar dhe të dënuar

Politikë

Dekriminalizimi/ Kandidatët e PD me identitet të ndryshuar dhe të dënuar

Publikuar

-

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit: Zgjedhje të reja në 9 qarqe

Formulari i dekriminalizimit është jë detyrim që duhet ta plotësojë çdo kandidat për deputet. CNA.al ka zbardhur dekriminalizimmin e dy parrtive PS dhe LSI, ndërsa sot po zbardhim forrmularin e Partisë Demokratike.

Për personat që dënuar, ligji i dekriminalizimi u ndalon kandidimin në proceset zgjedhore, qofshin këto për kryetar bashkie apo për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur së fundmi formularët e dekriminalizimit për kandidatët e PD-së ku vihet re se disa prej tyre kanë deklaruar probleme që kanë pasur me ligjin.

Kështu, Julian Zoto kandidat në Vlorë ka ndryshuar mbiemrin, ku më parë e ka pasur Taipi.

Edhe kandidati tjetër për Vlorën Gëzim Ademaj ka ndryshuar mbiemrin, më parë e ka pasur Beqiri.

Gentjan Muça kandidat për deputet në Tiranë ka ndryshuar emrin, më parë e ka pasur Gentijan. Ai gjithashtu ka deklaruar se është dëbuar nga Gjermania, pasi zyrat e emigracionit vërtetuan që kishte shkelur vizën studentore, në 17 janar 2008, ndërsa në korrik 2011 ai ka deklaruar se ka marrë expus për llogari të shtetit gjerman në Budapest.

Sali Shehu një tjetër emër i njohur në selinë blu do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në formularin e dekriminalizimit ai është shprehur se në vitin 2009 ka ndryshuar mbiemrin, ku më herët e ka pasur Shehi.

Ai gjithashtu ka deklaruar se është ndaluar nga autoritetet ligjzbatuese në 14 shtator të vitit 1998 ku është dënuar mee gati një muaj burg dhe më pas me arrest shtëpie, nga data 13 tetor 1999 deri në datën 4 qershor 2001. Shehu u akuzua në atë kohë për kryengritje të armatosur në bashkëpunim, ndërsa në 2 maj 2003 fitoj pafajësinë nga Gjykata e Tiranës.

Ivi Kaso ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin, ku më parë e ka pasur Kasso.

Drejtuesja e qarkut të Kavajës Grida Duma ka deklaruar se ka ndryshuar mbimerin, ku më parë e ka pasur Shqina.

Edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në koalicion me PD ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin, ku më parë e ka pasur Mehdihoxha. Ai gjithashtu në formularin e dekriminalizimit është shprehur se ka qenë nën hetim nga prokuroria në Milano të Italisë për veprën penale “Pengim i forcave të policisëë në krye të detyrës” në vitin 1998, ndërsa pas një vendimi të Gjykatës së Lartë ka fituar pafajësinë.

Kandidati për Shkodrën  Aldo Gega ka deklaruar se ka ndryshuar gjeneralitetet e tij, pra emrin dhe biemrin, ku më parë I ka pasur Aldi Gegaj.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha gati për zgjidhje në tavolinë/ Zbulohen detajet e marrëveshjes

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës Helidon Bushati, i cili në 25 prill do kërkoj votën e shqiptarëve ka deklaruar se ka ndryshuar mbierin, ku më parë e ka pasur Fusha.

Edhe kanidat përr deputet në qarkun e Korçës Andrea Mano ka ndryshuar emrin, ku më herët e ka pasur Aldo.

Ervin Salianji, kandidati tjetër i Korçës ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një vit burg  për kallzim të rremë për çështjen e famshme të Babales. Salianji, për shkak të imunitetit të deputetit ende nuk e ka vuajtur dënimin që i është dhënë nga autoritetet ligjzbatuese, dhe tashmë po kërkon me ngulm të marrë një karrige në Parlament për t’ia hedhur sërish.

Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi ka dekaruar se ai është dënuar me 70 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për fyerje dhe shpifje ndaj Ministrisë së Arsimit, ndërsa në shtator 2018 Boçi është ndaluar nga policia e Elbasanit për organiim të paligjshëm të protestave.

Luan Haka, i cili është kandidat për deputet në qarkun e Dibrës në formularin e dekriminalizimit është shprehur se është ndaluar nga autoritetet ligjzzbatuese për kundërshtim të forcave të policisë në 18 janar 2015, ndërsa në datën 29 qershor dhe  1 korrik 2019 është shpallur në kërkim nga policia për organizim të paligjshëm të protestave.

Nënkryetari i PD Edi Paloka që është edhe drejtues qarku për Durrësin ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Lartë për shpifje në datën 5 qershor 2015. Ai është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës në 12 janar 2001 për organizim të paligjshëm të manifestimeve.

Paloka ka deklaruar gjithashtu se në vitin 2000 është arrestuar në flagrancë për miting të paligjshëm dhe kundërshtim të forcave të policisë, ku u dënua me 10 ditë burg, masë e cila është  revokuar.

Ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i cili është caktuar nga Lulzim Basha si drejtues i PD në Dibër ka deklaruar se në 10 prill 2015 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me dy vite burg dhe dy vite mosushtrimin e funksioneve publike, për veprën penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Mziu këtë çështje e çoi në Gjykatën e Apelit, e cila në datën 22 prill 2016 vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe pushimin e çështjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi,  e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi, se ai ishte ndryshe.

Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.

Por, le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij  me bass të djegur kërkon të performojë lart në politikë.

U fut nga penxherja, siç thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.

Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD, por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.

Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.

Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.

I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra, një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.

Në fakt Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.

LEXO EDHE:  PD ndez “motorët” për zgjedhjet/ Brenda tetorit caktohen drejtuesit politikë në qarqe

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha gati për zgjidhje në tavolinë/ Zbulohen detajet e marrëveshjes

Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e VLorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre, por thjesht një deputet me mandat “të blerë”.

Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi u bë me Bujar Leskajn. Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt, por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.

Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.

Në Tiranë, së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat, që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?

Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.

Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i Konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt. (Lexo këtu)

Le të ndalemi këtu si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t’u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën/ I nxjerr foton e 4 viteve më parë dhe e ironizon

Publikuar

-

Nga

Blendi Çuçi në vend të Lleshajt/ Befasohet Nard Ndoka: Rama ka rrëshqitur me këtë emër!

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndoka ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah për krah me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017. Basha dhe Ndoka ulur krah njëri tjetrit, kanë buzëqeshur teksa kanë qenë duke duartrokitur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

LEXO EDHE:  Rama inaguron punimet në aksin Delvinë/ Reagon PD

LEXO EDHE:  KQZ i shkurtoi listat/ Reagon PD: Kodi Zgjedhor lejon minimumi 177 kandidatë

Kujtojmë se Ndoka e bën Bashën përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE