Connect with Us

Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

BundesLiga

Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

Publikuar

-

Ish-futbollisti shqiptar, Altin Lala, njëherazi edhe agjent i Milot Rashicës, ka folur për të ardhmen e kosovarit.

Lala ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” ku tregoi për klubet e interesuara për Milotin.

Lala konfirmoi edhe njëherë që gjatë verës, Miloti do të lëvizë nga klubi i tanishëm.

“Miloti ka arritur formën që kishte më parë, por ky sezon është i vështirë sepse COVID-19 i ka vështirësuar gjërat”, tha ai.

“Kishte skuadra që donin ta transferonin atë, shembull, Bayer Leverkuseni dështoi ta transferojë për pak minuta”, tha Lala.

“Edhe Milan do ta merrte në rast se Ragnarik bëhej trajner, por kjo gjë nuk ndodhi. Në fund të këtij sezoni do të ketë ndryshime”, përfundoi Altin Lala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Nuk ka dyshime/ Lewandowksi mungon sërish ndaj PSG-së

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen do të udhëtojë në Paris për tu përballur me skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Siç kishin raportuar mediat gjermane, Lewandowski ishte stërvitur por ende ishte në dyshim për këtë takim.

Sidoqoftë, “Bavarezët” kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri, Hansi Flick.

Lewandowski mungon, bashkë me të edhe Gnabry, Costa, Sule dhe Tolisso.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të Bayern Munchen për takimin me Paris Saint Germain

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shënoi gol me Verderin, ja vlerësimi për Milot Rashicën

Publikuar

-

Nga

Werder Bremen u mposht me rezultat të thellë 1-4 nga Leipzig.

Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Milot Rashica, i cili shënoi golin e nderit për vendasit, shkruan Gazeta Olle.

Ylli i Kosovës shënoi nga penalltia në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-3.

Megjithatë, as ky gol nuk i mjaftoi ekipi të tij për tu rikthyer në këtë takim.

Rashica për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.9 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Bayern ndalet në shtëpi, Rashica shënon golin e parë të sezonit

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen mori një tjetër goditje ditën e sotme, ku u ndal nga Union Berlin me shifrat 1-1 për javën e 28 të Bundesligas. Musiala hapi ndeshjen duke shënuar për Bayernin në minutën e 68, ndërsa kryeqytetasit barazuan në minutën e 86 me Ingvartsen.

Hap fals për bavarezët, por pa pasoja të rënda për renditjen, me skuadrën e Flick, që ruan vendin e parë me 5 pikë më shumë se Leipzig. Këta të fundit fituan sot ndaj Werder Bremenit të Milot Rashicës.

Anësori i Kosovës gjeti golin e parë për këtë sezon me penallti, por Leipzig ishte tjetër nivel dhe tundii rrjetën 4 herë. Në ndeshjet e tjera Eintracht Frankfurt fitoi ndaj Wolfsburg me shifrat 4-3 pas një ndeshje shumë emocionuese. Herta dhe Gladbach barazuan 2-2. /abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE