LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për grumbullimet partiake/ Basha: Rama është rreziku më i madh i vendit

21 Mars 2021, 11:21, Politikë CNA
Akuzat për grumbullimet partiake/ Basha: Rama është rreziku

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se do të merren masa për grumbullimet që PD bën gjatë vizitës nëpër qytete të vendit.

Në një intervistë për Neës 24, Basha ka thënë se rreziku më i madh nuk janë grumbullimet, por vetë Edi Rama.

Sipas tij, Rama e ka keqmenaxhuar pandeminë duke i lënë pa asnjë lloj ndihme bizneset dhe familjet që kanë humbur vendin e punës për shkak të koronavirusit.

?Rreziku më i madh për jetën në këto 8 vite ka qenë vet Edi Rama. Ky rrezik është shumëfishuar në mënyrën se si ai e keqmenaxhoi pandeminë. Mos harroni se qytetarët e Beratit na kujtuan sot, të Gjirokastrës dje, nuk kanë dhënë as ndihmën më minimale për bizneset shumica prej të cilëve janë shtyrë drejt falimentit apo kanë pezulluar aktivitetin.

Nuk kanë dhënë ndihmën minimale për familjet që kanë humbur vendin e për shkak të pandemisë. Ndërkohë që flasim, ka mijëra familje shqiptare që dergjen me të sëmurë me COVID, të cilëve pas insistimit tonë të fuqishëm, ju premtua rimbursim, por nuk u jepet rimbursimi dhe harxhojnë kursimet apo të ardhurat e një viti për një pacient, por kur kanë 2, kur kanë 3 pacientë.

Këto janë problemet e vërteta të shqiptarëve sot dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është Edi Rama, me politikën e tij të babëzisë, të gënjeshtrës, të hipokrizisë dhe të premtimeve boshe dhe është fare e qartë që është i trembur nga kjo që po vjen, sepse është me të vërtetë bashkimi më i madh i shqiptarëve, madje do të thoja përtej ndasive politike për të vendosur edhe njëherë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e përparimit dhe në rrugën e integrimit europian, që do të pamundësojë që Shqipëria të bjerë përsëri në një batak si ky i 8 viteve, ku fatet e çdo qytetari dhe familjeve mbetën në dorën e një njeriu dhe e pamë se çfarë bëri, ja dorëzoi Shqipërinë, ja dorëzoi Beratin një grupi oligarkësh, pasuroj një grusht njerëzish dhe varfërojë një popull të tërë duke çuar Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën gjithë Shqipërinë drejt zbrazjes, drejt emigracionit.

Me 25 prill kjo do të ndryshojë, sepse me 25 prill do ta kenë shqiptarët në dorë dhe me votën e tyre masive do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kemi për detyrë t?ju japim planet, zgjidhjet për të cilat ata do të votojnë. Detyra ime, detyra e ekipit tonë është t?ju tregojmë se si këto potenciale të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe të vendit tonë do ta bëjnë të mundur daljen nga kriza. Ndërsa detyra e çdo qytetari që e do familjen e vet, fëmijët e vet, prindërit e vet është të dalë më 25 prill dhe ti japi zë, ti japi forcë dëshirës për ndryshim me votë, me votën e tij, me votën e familjarëve të tij me 25 prill?, shprehet Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga