LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Bajerni fiton me “poker” ndaj Shtutgartit, Haland shpëtimtari i Dortmundit. Ja rezultatet e Bundesligës

20 Mars 2021, 17:33, Sport CNA
VIDEO/ Bajerni fiton me “poker” ndaj Shtutgartit, Haland

Kanë përfunduar 4 sfidat e javës së 26 të Bundesligës gjermane. Bajerni i Mynihut marshon drejt titullit kampion, teksa ka fituar me një lojtar më pak me ?poker? 4-0 ndaj Shtutgartit, duke i realizuar të katërt golat që në pjesën e parë, me heroin e takimit, Robert Levandovski i cili realizoi një tripletë.

Dortmundi është ndalur në barazim 2-2 nga Këlni në transfertë. Skuadra verdhezi e nisi mirë takimin me Halandin duke realizuar në minutën e 3?, por më pas e pa veten duke u përmbysur nga skuadra vendase me rezultatin 2-1, por Haland është gjithnjë e më vendimtar për Dortmundin teksa ka shpëtuar skuadrën nga humbja ku ka barazuar në frymën e fundit, në minutën e 90?.

Frankfurti ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 5-2 ndaj Union Berlinit, ku Andre Silva ishte protagonisti i ndeshjes me një dopietë.

Volfsburgu ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Verder Bremenit të Milot Rashicës, i cili u aktivizua për 82? minuta lojë.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË BUNDESLIGËS ?

BAJERN MYNIH 4-0 SHTUTGART

Levandovski 18?, 23?, 39?, Gnabri 22?

KËLN 2-2 DORTMUND

Duda (p) 35?, Jakobs 35? / Haland 3?, 90?

FRANKFURT 5-2 UNION BERLIN

Andre Silva 2?, 41?, Andrish 35? (ag), Kostiç 41?, Zuber 90+2? / Kruze 7?, 45+3?

VERDER BREMEN 1-2 VOLFSBURG

Mohuald 45? / Sargent 9? (ag), Uegost 42?

Lajmet e fundit nga