LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Mediu viziton Berishën bashkë me djalin/ Mik i veçantë i familjes sonë

20 Mars 2021, 15:10, Politikë CNA
Fatmir Mediu viziton Berishën bashkë me djalin/ Mik i

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vizituar sot së bashku me djalin e tij Evenin, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mediu shihet i buzëqeshur në foto bashkë me djalin e tij, teksa thotë se ishte një kënaqësi që të takonin doktorin. Bashkëngjitur fotos, Mediu nuk harron të theksojë mbështetjen dhe miqësinë e përhershme që ka treguar ish-kryeministri Berisha për të dhe familjen e tij.

?Kënaqësi të takoja Dr Berishën, bashkë me djalin tim Even. Mirënjohje për miqësinë dhe mbështetjen si mik i veçantë i familjes tonë?, shkruan Mediu krahas fotos së publikuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga