Connect with Us

Dridhet stoli i Totenhamit, Mourinho drejt shkarkimit

Premier Liga

Dridhet stoli i Totenhamit, Mourinho drejt shkarkimit

Publikuar

-

I ardhur te Tottenhami për të konsoliduar një pozicion prestigjoz të londinezëve në kampionatin anglez dhe në Europë, Jose Mourinho ka përfunduar në qendër të kritikave të mediave britanike pas eliminimit të Spurs nga Dinamo e Zagrebit në Ligën e Europës.

Pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Londër, Tottenham humbi me të njëjtin rezultat në Zagreb dhe pësoi një tjetër gol në shtesë, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Europës, ndërsa në Angli i kanë modifikuar edhe nofkën “The Special One”, duke e quajtur tashmë “The Silent One”.

Eliminimi i bujshëm nga Liga e Europës mund të ketë qenë pika që ka mbushur gotën te Spurs, që edhe në kampionat kanë zbritur në vendin e ndonëse e nisën mjaft mirë sezonin, ndërsa mediat raportojnë se Mourinho mbështetet gjithmonë e më pak në dhomat e zhveshjes.

Tekniku portugez është njëri prej trajnerëve që mbron gjithmonë futbollistët e tij, por pas ndeshjes me kroatët drejtoi gishtin e akuzës ndaj tyre, duke thënë se nuk e kishin dëgjuar, si për të konfirmuar se një pjesë e mirë e senatorëve nuk po e ndjekin më.

Bosi i Tottenham, Daniel Levy po merr në konsideratë shkarkimin e trajnerit portugez, megjithatë kjo nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, pasi kontrata e Mourinhos është e majme në shifra dhe skadon vetëm në verën e 2023-shit.

Ndërkohë në Londër mediat kanë nxjerrë edhe emrat e parë të trajnerëve që mund të ulen në pankinën e Tottenham në rast shkarkimi të Mourinhos dhe ata janë Brendan Rodgers që drejton Leicesterin dhe Julen Nagelsmann, që aktualisht është në stolin e Leipzig.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti ka marrë një humbje shokuese 1-2 në kampionat kundër skuadrës së Lidsit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31 të Premier Ligës angleze.

Heroi i Lidsit ishte mesfushori Dallas, i cili realizoi një dygolësh në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve teksa ishte Dallas, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i miqve, Kuper, doli me karton kuq duke e lënë skuadrën e Bielsës me 10 lojtarë.

Djemtë e Pep u zgjuan vonë, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 76’ të takimit me anë të sulmuesit anësor Torrez. Kur  sfida po shkonte drejt fundit për golin e fitores mendoj dyshja Alioski-Dallas, ku pas një asisti fantastik të shqiptarit, Dallas shënoi të dytin për Lidsin dhe të dytin personal për t’i dhënë kështu një fitore të madhe ekipit të Bielsës.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Largojeni atë m*t”, shpërthen Granit Xhaka

Publikuar

-

Nga

Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gareth Bale: Kam parë një UFO

Publikuar

-

Nga

Jeta jashtëtokësore është misteri më i madh që nuk e gjen ende një përfytyrim të saktë. Të paktën jo sa i përket njerëzve të thjeshtë, pasi shpeshherë informacionet e marra mbahen sekret në mënyrë që të mos përhapet paniku. Por a ekzistojnë UFO-t? Për këtë pyetje, Gareth Bale nuk e mendon dy herë që t’i jap përgjigje.

Në një intervistë të veçantë me shokun e skuadrës, Rondon, ylli uellsian kishte siguri maksimale: “Ata ekzistojnë me 100%. Ka shumë teori konspirative, por ka edhe imazhe që janë të publikuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk janë falsifikim, i kanë hedhur vetë. Normalisht që janë sekrete qeveritare, por unë kam parë vetë UFO”, u shpreh Bale.

LEXO TE PLOTE