Connect with Us

Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Sociale

Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Publikuar

-

Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi. Pas një sëmundje të pashërueshme, Varoshi ka ndërruar jetë sot.

Liman Varoshi është autor i disa librave si dhe ka qenë ish rektor i universitetit të Elbasanit. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjete sociale.

“Lamtumire, shoku yne i mire! Ka nderruar jete sot ne mesnate prof. Liman Varoshi, nje nga themeluesit dhe rektor prej vitesh i universitetit “Aleksander Xhuvani” i Elbasanit, shoku im i viteve studentore dhe autor i disa librave botuar ne shtepine tone botuese. Duke shprehur ngushellime per familjen e tij, per shoket dhe miqte e perbashket, po sjellim ketu disa nga botimet kryesore si nje homazh dhe mirenjoheje per kontributin e Liman Varoshit si historian dhe pedagog”, shkruan Naim Zoto./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rriten temperaturat në vend/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Grafiku- Temperatura 42 gradë/ Cilat janë vitet më të nxehta në Shqipëri

Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë sipas MeteoAlb.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

LEXO EDHE:  Arta Marku në Elbasan/ Mesazh të fortë prokurorëve

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në fabrikën e çimentos/ Zbardhet shkaku, KSSH thirrje urgjente Ahmetajt

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke  luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  Sulm terrorist?/36-vjeçari nga Kosova me sëmundje psiqike

LEXO EDHE:  Arta Marku në Elbasan/ Mesazh të fortë prokurorëve

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

I nxhehti afrikan “po troket”.  Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni të bëni në ditët në vijim.

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, do të vijnë në Shqipëri dhe do të sjellin temperatura mjaft të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim në faqen zytare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Merr flakë banesa e të moshurave

LEXO EDHE:  Kombëtarja fiton me zemër kundër Armenisë, Mavraj e Gashi çojnë delir Shqipërinë

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!/CNA.al

LEXO TE PLOTE