LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me porosi të Enver Hoxhës…..”/ Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së ish-kreut të Qarkorit Komunist të Elbasanit

19 Mars 2021, 08:23, Politikë CNA
“Me porosi të Enver Hoxhës…..”/ Dëshmitë

Publikohet historia e panjohur e Kadri Hoxhës me origjinë nga Orenja e Çermenikës, i cili pasi u diplomua në Shkollën Teknike Amerikane të Fultzit në Tiranë, fitoi një të drejtë studime dhe u dërgua në Napoli në Kolegjin Ushtarak, ku si shok kursi kishte Mehmet Shehun.

Përjashtimi i Kadriut nga Kolegji pas debateve me një nga pedagogët e tij lidhur me pushtimin e Etiopisë nga Italia dhe ekstradimi në Shqipëri, ku ai u mbajt për disa muaj i izoluar në Durrës dhe më pas në Tiranë te Kazermat e Ali Riza Kolonjës, nga ku ai u internua në rrethin e Gramshit, ku asokohe vuanin dënimin edhe disa intelektualë të tjerë me bindje komuniste. Takimi i Kadriut me Koço Tashkon, prej të cilit ai morri direktivat dhe si rezultat i punës së madhe që kishte bërë, në mbledhjen e 8 nëntorit 1941 ku u formua Partia Komuniste Shqiptare, Kadriu u zgjodh anëtar i Komitetit Qëndror dhe sekretar politik i Qarkorit të Elbasanit.

Konfliktet e para të Kadriut gjatë periudhës së Luftës me krerët kryesorë të PKSH-së, pasi ai nuk zbatoi urdhërin e Ramadan Çitakut për të vjedhur filialin e Banca di Napoli ku ai punonte dhe më pas debatet e ashpra me Enver Hoxhën, të cilat u bënë shkak që ai të mënjanohej nga funksionet e larta partiake, duke u dërguar fillimisht në Misionin Ushtarak Shqiptar në Itali dhe më pas të burgosej dhe internohej disa herë, duke u liruar vetë në 1991-in, kur u shemb regjimi komunist!

?Në marsin e vitit 1944, me krijimin e Brigadës së Shtatë Sulmuese, Kadriu caktohet si komisari i sajë, ndërsa komandant ishte Gjin Marku. Por Kadriu nuk shkoi në Brigadën e VII-të, pasi ai u mbajt pranë Shtabit të Përgjithshëm, për përgatitjet e materialeve të Kongresit të Përmetit, ku Kadriu u gradua nënkolonel dhe ai ishte një nga diskutantët që foli gjatë në një nga seancat e asaj mbledhje. Pas mbarimit të Kongresit, Kadriu i tha Enverit: ?Unë do të vete aty ku jam caktuar si komisar në Brigadën e VII-të, vetëm atëherë kur bashkë të kemi sqaruar problemin e atyre letrave që më ke dërguar?. (Në atë kohë, Enver Hoxha, me anë të një letre i kërkonte Kadriut, që ai të shkonte me forcat e tij në ndihmë të Haxhi Lleshit). Pak ditë më vonë, Enveri, i dërgoi një urdhër tjetër Kadriut, që ai përsëri nuk e zbatoi. I indinjuar me këtë gjë, Enveri i shkruan përsëri, duke i thënë: ?Ti ?Lila?, (pseudonimi i Kadriut), as nuk ke qenë, as nuk do të jesh komandant i Elbasanit?. Kadriu kishte ruajtur letrat e Enverit dhe i grisi ato në sy të tij, pasi ai i tha: ?Kadri ato janë gjëra të kaluara, s?ke pse i kujton më?.

Kështu kujtonte mes të tjerash Zyra Hoxha, konfliktet e para të bashkëshortit të saj, nënkolonel Kadri Hoxhës, një nga eksponentët kryesorë të Luftës Antifashiste, anëtar i Komitetit Qëndror të PKSH-së që në mbledhjen themeluese të 8 nëntorit ?44, dhe sekretar politik i Qarkorit të Elbasanit, i cili për shkak të debateve dhe përplasjeve me Enver Hoxhën, do të vuante burgjeve dhe internimeve deri në vitin 1991, kur u shemb regjimi komunist.

Kush ishte Kadri Hoxha?

Kadri Hoxha u lind në fshatin Orenjë të Çermenikës së Librazhdit, më 15 gusht të vitit 1912. Babai i tij, Hazis Hoxha, në janarin e vitit 1920, ka qenë roja personale e Aqif Pashë Elbasanit dhe e ka shoqëruar atë në Kongresin e Lushnjes. Hazisi asokohe kishte një miqësi të ngushtë me familjen e Beg Ballës, që njihej si shtëpi e parë në të gjithë Çermenikën dhe ishte mbështetësja kryesore e Aqif Pashës. Kur ka lindur Kadri Hoxha, Beg Balla, në shenjë miqësie që kishte me Hazizin, e shkroi emrin e Kadriut tek oxhaku i shtëpisë së tij, duke e konsideruar atë, një lloj me fëmijët e tjerë të familjes Balla. Mësimet e para Kadriu i mori në fshatin e tij të lindjes në Orenjë, e më pas do t?i vazhdonte ato në Shëngjergj, ku e mbante në shtëpinë e tij, Ali Shtëpani, njëri nga burrat më të njohur të asaj krahine. Më pas, në vitet e Luftës, shtëpia e Ali Shtëpanit u bë strehë dhe një nga bazat kryesore për Enver Hoxhën dhe shumë eksponentë të tjerë komunistë e nacionalist të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Nga shkolla Teknike e Fultz-it, në Kolegjin Ushtarak të Napolit

Pasi kreu disa vite në shkollën e Shëngjergjit, me ndërhyrjen e disa miqve të familjes, Kadriun e sollën në Tiranë ku ai u regjistrua në konviktin ?Naim Frashëri?. Në vitin 1930, pasi ai mbaroi shkollën 7-vjeçare me rezultate shumë të larta, ai u dërgua për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme Teknike Amerikane të Harry Fultz-it në Tiranë, në degën Elektro-Mekanike, të cilën ai e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1934. Pas kësaj, nisur nga rezultatet e larta, Kadriu, fitoi një bursë shtetërore nga qeveria mbretërore e Monarkisë së Zogut, për të vazhduar mësimet në Kolegjin Ushtarak të Napolit, në Itali. Fillimisht Kadriu nuk kishte dëshirë të vazhdonte studimet ushtarake, por u nxit dhe u shty nga shoku i tij i shkollës, Sadik Stavaleci, i cili i tha: ?Duhet të shkosh për studime në Napoli, sepse dhe Shqipëria, duhet të ketë kuadrot e saj ushtarake?. Pas kësaj, Kadriu u nis për në Itali dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në atë Kolegj Ushtarak, spikati si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle, pasi ai nga natyra ishte tip i zgjuar, por dhe studionte shumë. Në atë kohë, Kadriu ishte abonuar në dy shtëpi botuese, në Francë dhe në Rumani, të cilët i dërgonin herë pas here libra dhe revista me përmbajtje antifashiste, të cilat ai i merrte në mënyrë ilegale. Këto botime, ai i?a jepte më pas për t?i lexuar dhe shokut të tij të ngushtë të klasës, Mehmet Shehut, i cili pa lejen e Kadriut, një ditë i shkroi këtyre shtëpive botuese (në emër të Kadriut) që t?i dërgonin dhe disa botime të tjera. Këto botime i erdhën në klasë, gjë e cila e detyroi Kadriun që t?i fliste shumë ashpër Mehmetit, pasi dekonspirimi i atyre literaturave sillte automatikisht përjashtimin e tyre nga shkolla. Mehmeti, si për t?a zbutur Kadriun, i tregon atij disa poezi të tijat të shkruara në anglisht, ku ai kishte përshtatur ??Rubairat e Omar Khajamit, duke vënë në lojë, Mbretin Zog. Pasi i lexoi ato, Kadriu u vërejt në fyturë dhe i?u drejtua shokut të tij, Mehmetit, duke i thënë: ?Nuk është Mbreti Zog e keqja e Shqipërisë në këto momente, por fashizmi italian, ti nuk ke shkruar asgjë për këtë??!

Arrestimi nga italianët dhe ekstradimi në Shqipëri

Për herë të parë Kadriu kishte rënë në kontakte me idetë komuniste, që në bangat e shkollës Teknike Amerikane të të Fultz-it në Tiranë, nga shokët e tij, si Sadik Stavaleci etj. Në atë kohë, në një nga orët e mësimit, Kadriu replikoi ashpër me një profesor të Filozofisë, në lidhje me pushtimin fashist të Etiopisë nga Italia. Profesori Italian, i?u drejtua Kadriut, duke i thënë: ?Me këto mendime që keni ju zoti Hoxha, do t?iu vari Mbreti Zog?. Pak ditë më pas, Kadriu arrestohet nga autoritetet italiane, të cilat e ekstraduan atë duke e kthyer në Shqipëri dhe ai arriti në Durrës në shkurtin e vitit 1937. Sapo zbriti nga anija e transportit të udhëtarëve në Portin e Durrësit, autoritetet italiane që e shoqëronin, i?a dorëzuan Kadriun autoriteteve përkatëse të Xhandarmërisë Shqiptare, të cilat e izoluan duke e mbajtur tre muaj në qelitë e hetuesisë, te gazermat e ?Ali Rizait? në periferi të Tiranës. Pas tre muajsh atë e internuan në rrethin në Gramshit ku në atë kohë në ishin të internuar edhe disa intelektual të tjerë me bindje dhe aktivitet antifashist, si: Nonda Bulka, Andrea Varfi, Selim Shpuza, etj. Tre muaj më vonë, pas vajtjes së Kadriut në Gramsh, ai grup intelektualësh të internuar ku bënte pjesë dhe Kadriu, i bënë një kërkesë qeverisë së Zogut, për t?i liruar nga internimi. Atë kërkesë tip peticioni, ata i?a dhanë edhe Kadriut për t?a firmosur, por ai nuk pranoi, duke thënë se nuk ndehej fajtor për asgjë që mund të kishte bërë në atë kohë, që t?I kërkonte falje dikujt! Por pas asaj kërkese, të gjithë ata intelektualë që e kishin firmosur kërkesën tip peticioni, u liruan nga Mbreti Zog, kurse Kadriu vazhdoi të vuajë internimin aty në rrethin e Gramshit. Pushtimi i Shqipërisë nga ana e Italisë fashiste të Benito Musolinit në prillin e vitit 1939, e gjeti Kadriun në internim në rrethin e Gramshit, ku ai qëndronte pa të drejta civile. Duke përfituar nga rënia e shtetit shqiptar pas pushtimit Italian të vëndit, Kadriu u kthye në zonën e e tij të Elbasanit, ku ai filloi të krijojë kontaktet e para me persona të ndryshëm që kishin përqafuar idetë komuniste. Në atë kohë, Kadriu shkoi në Elbasan dhe u takua me Koço Tashkon, i cili i dha atij direktivat që kishte sjellë nga Kominterni, ku problem kryesor, ishte bashkimi i grupeve komuniste për formimin e Partisë Komuniste Shqiptare.

Anëtar i Komitetit Qëndror të PKSH-së nga 8 nëntori i 1941-it Sipas direktivave që Kadriu mori nga Koço Tashko, ai bëri një punë shumë të madhe për përhapjen e tyre në gjithë zonën e Elbasanit. Pas disa bisedave me Koço Tashkon, Kadriu ishte që në fillim përkrahës i idesë së tij që duhej të formohej Partia Komuniste, e pastaj të sheshoheshin mosmarrveshjet që kishin grupet midis tyre. Duke pasur parasysh punën e madhe që kishte bërë Kadriu në Elbasan, në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste, më 8 nëntor 1941, edhe pse në mungesë, ai u fut në listat e kësaj partie, si anëtar i Komitetit Qëndror të saj.

Ndonëse ai u zgjodh në atë forum, askush nuk e lajmëroi Kadrin për atë gjë. ?Vendimin se isha zgjedhur në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare, nuk ma komunikoi njeri, atë e kam parë vetë vite më vonë në dokumentat që kishin jugosllavët?, ka dëshmuar Kadriu vite më vonë në kujtimet e tij. Në dhjetor të vitit 1941, me formimin e Qarkorit Politik për Elbasanin, Kadriu zgjidhet sekretar politik i këtij qarkori dhe pak ditë para se Kadriu të zgjidhej në postin e kreut të komunistëve për qarkun e Elbasanit, atë e takoi Ramadan Çitaku. Në atë kohë, Kadriu kishte gati dy vite që punonte si nënpunës në ?Banka di Napoli? në degën e Elbasanit. ?Kemi një udhëzim e direktivë nga partia, që ti të vjedhësh bankën e italinëve, se duhen para për arkën e Partisë, që është e varfër?, i drejtohet Baca (Ramadan Çitaku) Kadriut, duke i thënë hapur qëllimin e vajtjes së tij në Elbasan.

?Unë jam komunist, por kjo gjë që thoni ju nuk bëhet në mënyrë kategorike??, i?a ktheu tepër i nxehur Kadriu. I indinjuar nga kjo kërkesë e Partisë, e detyroi Kadriun që të merrte rrugën për në Tiranë dhe të takohej me Miladin Popoviçin. ?Çfarë janë këto urdhëra, unë nuk e bëj kurrë një veprim të tillë?, i?a bëri të ditur ai vendimin e tij Miladinit. Duke parë vendosmërinë e Kadriut, Miladini, e zbuti krejt situatën, duke e mbështetur në vendimin e tij. Pak kohë më pas, në Konsultën e parë të Partisë Komuniste që u zhvillua në Tiranë, Kadriu erdhi nga Elbasani dhe diskutoi aty, pas Ymer Dishnicës e Dali Ndreut. Pas asaj Konsulte, Enveri e thërriti Kadriun më vete, duke i thënë atij që: ai të zgjidhte një njeri, kë të donte, pasi ishte caktuar nga Partia, për të dalë në mal dhe për të krijuar çetat e para partizane. Kadriu donte të merrte Sadik Stavalecin, por meqënëse ai ishte i sëmurë, u detyrua dhe mori Ramadan Çitakun.

Organizon çetat e para në zonën e Elbasanit

Sipas direktivave që morri nga Miladin Popoviç, Kadriu së bashku me Çitakun, i?u vunë punës për organizimin e çetave partizane, në qarkun e Elbasanit. Kështu, në fillim ai shkoi dhe kërkoi ndihmë te familja e Beg Ballës, ku gjeti një mbështetje të plotë dhe më vonë u lidh me familjen e Ali Shtëpanit, në Shëngjergj, si dhe ato të Osman Distafës dhe Baba Fajë Martaneshit. Kështu Kadriu arriti të krijojë çetën e parë të Çermenikës, me 11 vetë, ku komandanti ishte vetë ai. Më pas, krijoi dhe çetën e Martaneshit, të cilën ai e bashkoi me atë të Çermenikës dhe komandant caktoi, Baba Fajën e zv/komandant, veten e tij. Me këto formacione të vogla, Kadriu formoi batalionin e parë partizan dhe me nisiativën e tij filloi të bënte aksionet e para duke sulmuar dhe eleminuar disa posta xhandarmërie, si në Zdrajshen dhe në Çermenikë, ku më pas vendosi pushtetin e Këshillave Nacionalçlirimtare. Po kështu, ai shkoi vetë dhe hoqi post-komandën e Shëngjergjit, duke bërë Çermenikën për një kohë, si zonën e parë të lirë. Lidhur me këtë veprimtari të Kadri Hoxhës në atë zonë, Enver Hoxha në kujtimet e tij pas viteve 1970-të, do të shkruante: ?? Kalimi ynë në Jug dështoi edhe pse informatat që na dha komandanti i Grupit të Elbasanit, Kadri Hoxha, ishin krejt të gabuara. Ai kishte neglizhuar rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje, qëndronte në Orenjë plot indiferentizëm, bënte llogje me Beg Ballën e me anglezët, ndërsa armiku vepronte e bënte kërdinë.

I dërgova një letër, ku i thosha se zona e Elbasanit ushtarakisht, vazhdonte të ishte shumë e dobët dhe përgjegjës për këtë gjëndje dhe për dështimin e kalimit të Shtabit në Jug, mbante ai në rradhë të parë?. Në shtatorin e vitit 1943, me forcat që komandonte në luftimet kundër italianëve në Pishkash, Kadri Hoxha zuri rob një formacion të madh italian. Pas kësaj, Kadriu caktohet prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, si komandant i Qarkut të Elbasanit. Në marsin e vitit 1944, me krijimin e Brigadës së Shtatë Sulmuese (partizane), ai caktohet si komisari i sajë, ndërsa komandante ishte Gjin Marku. Ndonëse caktohet në atë detyrë, Kadriu nuk shkoi në Brigadën e VII-të, pasi ai u mbajt pranë Shtabit të Përgjithshëm, për përgatitjet e materialeve të Kongresit të Përmetit. Në këtë Kongres, Kadriu, u gradua nënkolonel dhe ai ishte një nga diskutantët që foli gjatë në një nga seancat e asaj mbledhje. Pas mbarimit të Kongresit, Kadriu i tha Enverit: ?Unë do të vete aty ku jam caktuar si Komisar, në Brigadën e VII-të, vetëm atëherë kur bashkë të kemi sqaruar problemin e atyre letrave që më ke dërguar?. (Në atë kohë, Enver Hoxha, me anë të një letre i kërkonte Kadriut, që ai të shkonte me forcat e tij në ndihmë të Haxhi Lleshit). Pak ditë më vonë, Enveri, i dërgoi një urdhër tjetër Kadriut, që ai përsëri nuk e zbatoi. I indinjuar me këtë gjë, Enveri i shkruan përsëri duke i thënë: ?Ti ?Lila?, (pseudonimi i Kadriut), as nuk ke qenë, as nuk do të jesh komandant i Elbasanit). Kadriu kishte ruajtur letrat e Enverit dhe i grisi ato në sy të tij, pasi ai i tha: ?Kadri ato janë gjëra të kaluara, s?ke pse i kujton më?.

Kryetar i Misionit Ushtarak Shqiptar në Itali

Në shtatorin e vitit 1944, Kadri Hoxha, caktohet të shkojë në Itali, si kryetar i Misionit Ushtarak Shqiptar, pranë Komandës së Përgjithshme të Forcave Aleatë të Mesdheut. Lidhur me këtë, midis të tjerash në kujtimet e tij, Kadri Hoxha shkruante: ?Të nisur me motoskaf nga Spilea e Himarës, i cili ishte dërguar nga Komanda Aleate, më 16 shtator mbërritëm në Bari të Italisë. Ishim katër veta të veshur me rroba partizane, me armatimin që kishim, pistoleta dhe automatik gjerman dhe asgjë tjetër. Në Bari, aleatët na trajtuan jo si të huaj, por si të ishim oficerë të tyre. Na strehuan në një godinë të madhe e të mobiluar, që ishte caktuar për misionin tonë. Na pajisën me veshmbathje, ushqime, mjete transporti, automobile e motoçikleta, telefona e radio-transmetuese. Me kërkesën tone, na vinin në dispozicion dhe mjete të tjera transporti ajrore, detare e tokësore, për të transportuar partizanët e plagosur për në Itali, nga Shqipëria dhe anasjelltas. Po ashtu edhe për të transportuar shqiptarë që liroheshin nga kampet naziste të përqendrimit. Madje, në fillim, anglezët nxirrnin dhe një organ shtypi në shqip të quajtur ?Mundimi?. Në fillim misioni ynë ishte i vogël në numër dhe ne kishim marrdhënie shumë të mira me Kuartetin Aleat. Pas çlirimit, misinoi ynë ndryshoi karakterin e vet.

Ai mori trajtën e një misioni diplomatik dhe ne po ktheheshim në ?de facto? si ambasadorë. Në këtë kohë, aty erdhën kuadro të tjerë të emëruar direkt nga Koçi Xoxe (ministër i Brendshëm) dhe numri arriti në 33 vetë. Aty në mision, u caktua një seksion i veçantë për Sigurimin e Shtetit, i cili mbante lidhje direkte të veçanta me misionin ushtarak të Titos në Tiranë, prej të cilit, merrte udhëzime po të veçanta. Si pasojë e kësaj, u përkeqësuan marrdhëniet e misionit tonë me Kuartetin Aleat, i cili kërkoi largimin e një personi të misionit tonë, duke e cilësuar atë ?person non grata?. Ky mision ushtarak shqiptar u përzu nga Aleatët anglo-amerikanë, si kundërveprim i dëbimit të misionit ushtarak aleat (anglo-amerikanë) nga Shqipëria, me urdhër të Enver Hoxhës, si rezultat i direktivave që ai kishte marrë nga sllavët (emisarët e Titos e Stalinit) që ishin asokohe në Tiranë.

Kadriu: ?Enver, mos prishemi me anglo-amerikanët?

Lidhur me vendimin e Enver Hoxhës për prishjen me Aleatët anglo-amerikanë dhe përzënien e tyre nga Shqipëria, Kadri Hoxha ishte i vetmi nga anëtarët e Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare, që doli hapur kundër këtij vendimi. Kështu, në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qëndror, që u mbajt në Tiranë nga fundi i prilli të vitit 1945, Kadri Hoxha, doli hapur kundër, duke i bërë të ditur Enver Hoxhës, se ai ishte një veprim fatal, e si rezultat të cilit Anglia dhe Amerika, nuk do të njihnin Qeverinë Shqiptare. Po në atë Plenium, Kadriu, kërkoi të bëhej publike gjendja reale e Partisë Komuniste (sa anëtar kishte) e që ajo të mos fshihej pas Frontit. Gjatë asaj seance, Enveri i?u drejtua Kadriut, duke i thënë: ?Në lidhje me këto që thoni ju, ne nuk kemi të dhëna se anglo-amerikanët nuk do ta njohin qeverinë tonë?. Kadriu nguli këmbë përsëri pas fjalëve të Enverit, duke u shprehur hapur: ?Unë po ju them, se ata nuk kanë për të na njohur?. Në këtë plenium Kadriu ngeli vetëm pa asnjë mbështetje dhe nuk u përkrah mendimi i tij nga asnjë anëtar tjetër i Komitetit Qëndror.

Fillimi i goditjes kundër Kadri Hoxhës

Pas mbylljes së misionit në Itali, Kadri Hoxha, së bashku me gruan e tij, Zyra Avllazagaj, (ish-partizane në çetën e Batalionit të Çermenikës, që ishin martuar në dhjetorin e 1944-ës), kthehen me një vapor për në Durrës, më 9 maj 1946. Atyre nuk u jepet as punë dhe as shtëpi, (në një kohë që shumë eksponentë të Luftës, zunë vilat kryesore që u shtetëzuan) dhe lihet në dispozicion, duke banuar te Hotel ?Internacional?. Në atë kohë, Partia Komuniste Shqiptare bëri shpërndarjen e teserave të Partisë dhe Kadriu thirret nga gjeneral-major Dali Ndreu në zyrën e tij, e nuk lajmërohet për mbledhjen, ndonëse ai ishte anëtar i Komitetit Qëndror. Pas kësaj Kadriu i revoltuar, i drejtohet Daliut: ?Kjo lojë që tani po bëhet në kurrizin tim, uroj që më vonë të mos bëhet në kurrizin tënd?. Këto fjalë, Kadriu i?a tha Daliut, pasi ai e pyeti atë se çfar ishte diskutuar në atë Plenum, e Daliu ishte përgjigjur: ?Pyet shokët?! Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, Kadriu zgjidhet si deputet i Elbasanit dhe në një nga pushimet, në mes seancave, atë e thirri Gogo Nushi, i cili i thotë: ?Kam porosi nga Enver Hoxha, të komunikojë se je caktuar drejtor i Filialit të Bankës së Beratit?. Kadriu e kundërshtoi atë, duke i thënë se ishte ushtarak dhe përpara se Enveri të jepte këtë urdhër, duhet t?a çmobilizonte atë. Por gjatë seancave plenare, Kadriu kundërshtoi project-ligjin që unifikonte monedhën shqiptare me atë jugosllave, si dhe abstenoi për disa probleme juridike. ?Që gjatë kohës që ishim në Itali, Kadriu e ndjente qartë situatën në të cilën ndodhej.

Ai m?u drejtua mua, duke më thënë që për ne, ka vetëm dy opsione: Ose të shkojmë në Shqipëri dhe ti nënshtrohemi persekutimit, ose të qëndrojmë në Itali dhe të shohim punën tonë. Por po të bëjmë këtë të dytën, do na quajnë tradhtarë, pa qenë të tillë?, tregonte bashkëshortja e tij, Zyraja, që e përkrahu Kadriun në vendimin e tij, për t?u kthyer në Shqipëri. ?Duke analizuar situatën në të cilën ndodheshim, vendosëm që të shkonim në Shqipëri dhe të takonim Enver Hoxhën, në vilën e tij. Kur shkuam aty, Enveri nuk doli fare për të na takuar, por doli nëna e tij. Ne e dinim që ai ishte në shtëpi, sepse jashtë pamë makinën e tij, së bashku me njerëzit që e ruanin. Në fund, ne e pamë të arsyeshme, që Kadriu të bënte një kërkesë zyrtare për t?u çmobilizuar nga ushtria, pasi ai figuronte si ushtarak. Kërkesa për çmobilizim, i?u aprovua menjëherë dhe pas kësaj, atë e thirri në zyrë Koçi Xoxe, ku i tha, se: përse e kishte kërkuar lejen e zakonshme?! Kadriu i?u përgjigj, duke i thënë se: lejen nuk ta kam kërkuar ty, por Ministrisë së Mbrojtjes, ku shërbej si efektiv. Pas shumë fjalëve të ashpra që shkëmbyen me njëri tjetrin, Koçi, i tha atij që të mos mërzitej, pasi do t?i gjenin një punë. ?Unë nuk dua punë për të ngrënë një copë bukë, i?u përgjigj Kadriu, Koçit?, kujton Zyraja, lidhur me atë debat, pasi Xoxe, mendonte se mos Kadri Hoxha e kishte kërkuar lejen për t?u arratisur nga Shqipëria. Dhe kjo, pasi ai në Itali, ishte vlerësuar si një diplomat i aftë dhe arratisja e tij mund t?i sillte probleme Enver Hoxhës.

Arrestohet në zyrën e Gogo Nushit

Në 3 shkurt të 1947, Kadriun e thërret në zyrën e tij në Komitetit Qëndror, Gogo Nushi dhe ai i komunikon vendimin e marrë, për të shkuar në Ballsh. Kadriu kundërshtoi duke i thënë Gogos, se përse ishte marrë ai vendim për të. ?Ke abstenuar në Kuvënd dhe ke përshpëritur në të gjithë Tiranën?, i?u shpreh Gogo së bashku me disa oficerë, të cilët e lidhën Kadriun me litar. Më pas, atë e hypën në makinën që po e priste jashtë Komitetit Qëndror, për ta dërguar në Ballsh. Po atë ditë disa oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme morën dhe gruan e tij, Zyranë nga hotel ?Internacional?, ku banonte akoma dhe e nisën dhe atë për në Ballsh.

?Çfarë ka bërë Kadriu që na dërgoni atje?, i thashë?! ?E kemi dërguar që të përmirësohet?, më tha një nga oficerët e armatosur. Kur mbërrita në Ballsh, më dërguan në Seksionin e Mbrojtjes, ku gjeta Kadriun. Aty na mbajtën tre ditë të izoluar. Pas tri ditësh, na dhanë një çadër ushtarake dhe aty qëndruam nga fillimi i shkurtit, deri në maj të atij viti. Kadriun e kishin porositur që kush ta pyeste, ai t?i thoshte që në Ballsh nuk kishim vajtur të internuar, por gjoja si inxhinier nafte, që do priste disa specialistë jugosllavë. Më 16 maj, na vjen një makinë me disa oficerë të cilët na thonë që me urdhër të gjeneral Koçi Xoxes, do duhet të shkonim në Tiranë. Na hypën në makinë pa na lidhur dhe na dërguan në Vlorë dhe pikërisht në Degën e Brëndshme të qytetit. Aty, kryetari i saj na tha: ?Në emër të gjeneralit dhe të popullit, jeni të arrestuar?. ?Të dy??! i tha Kadriu. ?Po?, i?u përgjigj ai, përderisa kjo nuk bën divorcin me ty?. ?Me çfarë motivacioni na arrestoni??!, ?Ke abstenuar në Kuvënd dhe ke hapur fjalë në Tiranë, se do të bëhesh i madh?, i tha kryetari i Degës. ?Po unë i madh kam qenë, deputet, antar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste në Itali dhe ushtarak?, i tha Kadriu. Të nesërmen na sollën në Tiranë, ku Kadriun e mbyllën tek ?Burgu i ri?, ndërsa mua tek qelitë e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës.

Në janar të 1949-ës, pas goditjes që Enveri i bëri Koçi Xoxes, mua më nxorën nga burgu, ndërsa Kadriu doli në gjyq dhe u dënua si ?agjent i anglo-amerikanëve? dhe ai u lirua në vitin 1951. Pas daljes nga burgu, Kadriu punoi në Ministri. si ?shef i pijeve freskuese? dhe më pas në Uzinën ?Enver?. Në vitin 1956 pas Konferencës së Tiranës, Kadriu, arrestohet sërish dhe mbahet 6 muaj hetuesi. Pas lirimit nga hetuesia, Kadriu shkon në Vlorë, ku caktohet të punojë si magazinier, në Ndërmarrjen e Ndërtimit ?Perlat Rexhepi?. Një vit më pas, shkova dhe unë në Vlorë, ku qëndrova me tim shoq deri në vitin 1961, kur atë e internuan në ishullin e Zvërnecit. Ai qëndroi atje deri në vitin 1964 dhe më pas e internuan përsëri duke e dërguar në Selenicë, ku ai qëndroi deri në vitin 1967. Pas ?67-ës, ne ribashkohemi përsëri në Vlorë dhe më vonë Kadriut i kërkojnë që ai të shkruante ?Historikun e Luftës së Elbasanit?. Duke ditur pasojat që e prisnin, ai e shkruajti dhe e dërgoi në Elbasan. Pas kësaj, Kadriun e arrestojnë përsëri dhe e dënojnë me 8 vite burg. Gjyqi gjoja i?u bë në Vlorë, por në të vërtetë aty kishin ardhur Aranit Çela dhe Irakli Bozo, të cilët jepnin udhëzimet. Dënimin prej tetë vitesh, Kadriu, i vuajti në burgun e Bënçës dhe në Burrel. Pas lirimit në vitin 1981, ne u ribashkuam përsëri në Vlorë, ku ne jetonim vetëm me rrogën time, pasi punoja në guroren e Kaninës.

Në vitin 1985, ne na internuan sërisht në Selenicë, ku qëndruam deri në vitin 1991. Në janar të 1991-it, na vijnë disa persona nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranës dhe filluan të na bënin presion, duke na thënë se përse kishim ardhur në Tiranë. ?Na ka mbaruar internimi dhe tani jemi qytetarë të lirë dhe shkojmë ku të duam?, i?u përgjigj Kadriu. ?Do t?ju marrim me makinë për t?ju çuar përsëri atje?, na u hakërryen ata. ?Po e bëtë këtë, do ju bëj skandal që ta marri vesh gjithë Tirana?, i?u përgjigj Kadriu. ?Mirë, ne duam prej teje vetëm që të mbyllësh gojën?, u munduan ta qetësojnë ata. ?Gojën mua nuk ma mbylli dot Enver Hoxha dhe jo më ju?, i?u kundërpërgjigj ai atyre?, kujtonte bashkëshortja e Kadri Hoxhës, Zyraja, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Kadriun, për disa vite jetuan diku në periferi të Tiranës, ku e degdisën punonjësit e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në vitin 1991, pas ?rehabilitimit? të bashkëshortit të saj, Kadri Hoxhës i cili mbeti viktimë e idealeve të tij./Memorie.al

Lajmet e fundit nga