Connect with Us

Gjesti i çuditshëm i Mourinhos, shkon në dhomat e zhveshjes dhe takon lojtarët e Dinamo Zagrebit

Premier Liga

Gjesti i çuditshëm i Mourinhos, shkon në dhomat e zhveshjes dhe takon lojtarët e Dinamo Zagrebit

Publikuar

-

Totenhami u eleminua nga Dinamo Zagrebi, në një ndeshje që ishte mjaft surprizë, pasi në përballjen e parë lojtarët e Murinjos kishin fituar në shifrat 2-0.

Kroatët shënuan dy herë në portën e Lloris brenda 90 minutave me Orsic, ndërsa do të ishte përsëri kroati që do të shënonte dhe të tretin në shtesë për të mbyllur gjithçka në 3-0 . Trajneri i Spursave, Murinjo tregon dhe njëherë që është “special one” si e quajnë të gjithë.

Pas përfundimit të sfidës, portugezi shkoi në dhomën e zhveshjes për të uruar kundërshtarin për këtë arritje madhore. Të gjithë të pranishmit në dhomën e zhveshjes kanë vlerësuar gjestin e Murinjos, duke shpërthyer në duartrokitje.

Kjo fitore e Dinamos së Zagrebit ishte një përrallë më vete pasi trajneri i tyre, Zoran Mamic, dha dorëheqjen vetëm tre ditë para kësaj përballje pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe përfundoi në burg.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Plasin polemikat në Angli, arbitri anulon gabimisht golin sepse ngatërroi… lojtarin

Publikuar

-

Nga

Në Angli kanë plasur polemikat, pas episodit të ndodhur në ndeshjen Uest Brom-Sauthampton ku gjyqtari i takimit anuloi një gol të rregullt në dëm të skuadrës vendase.

Ishte minuta e 5-të e takimit teksa lojtari vendas, Dianje, kaloi në avantazh skuadrën e Sauthemptonit, por arbitri i ndeshjes pasi u konsultua me sistemin VAR, e anuloi golin me arsyetimin se autori i golit, Dianje, ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit.

Nga pamjet duket qartë se vendimi i gjyqtarit ka qenë i gabuar pasi nuk është Dianje në pozicion jashtë loje, por shoku i tij i skuadrës Kajl Bartlei.

Pas ndeshjes, zyrtarët e VAR-it, u justifikuan me arsyen se kishte qenë Bartlei, i cili kishte zënë rrezen e kamerave dhe më pas gjyqtari gaboi në vendimin e tij. Në Angli janë të shpeshta episodet që diskutohen për sigurinë e VAR-it pasi gabimet e arbitrave janë të shumë shpeshta.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti ka marrë një humbje shokuese 1-2 në kampionat kundër skuadrës së Lidsit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31 të Premier Ligës angleze.

Heroi i Lidsit ishte mesfushori Dallas, i cili realizoi një dygolësh në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve teksa ishte Dallas, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i miqve, Kuper, doli me karton kuq duke e lënë skuadrën e Bielsës me 10 lojtarë.

Djemtë e Pep u zgjuan vonë, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 76’ të takimit me anë të sulmuesit anësor Torrez. Kur  sfida po shkonte drejt fundit për golin e fitores mendoj dyshja Alioski-Dallas, ku pas një asisti fantastik të shqiptarit, Dallas shënoi të dytin për Lidsin dhe të dytin personal për t’i dhënë kështu një fitore të madhe ekipit të Bielsës.

 

LEXO TE PLOTE