LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facebook po krijon një version të ri të Instagram për përdorues nën 13 vjeç

19 Mars 2021, 12:31, Tech CNA
Facebook po krijon një version të ri të Instagram për

Instagram po punon për një version të aplikacionit për fëmijë nën moshwn 13 vjeç. Kreu i aplikacionit në pronësi të Facebook zbuloi planet në Twitter.

Adam Mosseri shkroi në Twitter në përgjigje të një artikulli të BuzzFeed: “Fëmijët gjithnjë e më shumë po i pyesin prindërit e tyre nëse mund të bashkohen me aplikacione që i ndihmojnë të mbajnë hapin me miqtë e tyre. Një version i Instagramit ku prindërit kanë kontroll, siç bëmë ne me Messenger Kids, është diçka që po e eksplorojmë. Do të ndajmë më shumë rrugës.”

Mosseri gjithashtu zbuloi në shtyp se nuk ka një “plan të detajuar akoma”. BuzzFeed zbuloi se Mosseri do të mbikëqyrë projektin së bashku me nënkryetarin Pavni Diwanji i cili ndihmoi në ngritjen e YouTube Kids kur ajo punonte në Google. Aktualisht, duhet të jeni 13 vjeç ose më shumw për t’u regjistruar në një llogari në Instagram.

Megjithëse, planet e Instagram-it duket se sugjerojnë që prindërit do të kishin nën kontroll llogaritë për nën 13 vjeç, përsëri mund të ketë disa çështje të privatësisë dhe ligjore./CNA.al

Lajmet e fundit nga