LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga kati i katërt/ Humb jetë 54-vjeçari në Tiranë

19 Mars 2021, 08:11, Kronika CNA
Bie nga kati i katërt/ Humb jetë 54-vjeçari në Tiranë

Një 54-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga kati i katërt ku jetonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rrugën ??Grigor Heba??. Dyshimet e para janë se 54-vjeçari është rrëzuar për shkak të bordurës.

“Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën ?Grigor Heba? ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga