LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i atribuoi arritjet e veta Bashës/ Qytetarët revoltohen: Nuk e bën dot kryeministër

19 Mars 2021, 21:54, Politikë CNA
Berisha i atribuoi arritjet e veta Bashës/ Qytetarët revoltohen: Nuk e

Ish-kryeministri Sali Berisha, është detyruar mbrëmjen e sotme të gënjejë për lulzim Bashën, i cili duket se pavarësisht përpjekjeve nuk po mundet t?i bindë shqiptarët se është lideri i duhur.

Berisha publikoi një video në rrjetet sociale, ku i atribuonte të gjitha arritjet e qeverisë së tij Lulzim Bashës.

Berisha thonte se Basha kishte futur Shqipërinë në NATO, kishte bërë të mundur heqjen e vizave, ndërkohë që këto të gjithë qytetarët e dinë se i ka bërë Berisha dhe për këtë ka fakte konkrete.

Gjithashtu doktori deklaronte se Basha ka plane konkrete për hapjen e vendeve të punës dhe uljen e kostos së jetesës, është i vetmi që mund ta fusë Shqipërinë në BE dhe mund ta mundë Edi Ramën.

Por këto qytetarët nuk i besojnë, ndaj edhe kanë shpërthyer në komente negative për gënjeshtrat e Berishës, i detyruar nga rrethanat.

Komentuesit kanë kujtuar skandalin e Rrugës së Kombit dhe mënyrën se si ka humbur Basha përballë Ramës, majde theksojnë edhe se Luli ka marrë në qafë Partinë Demokratike.

Komentet e qytetarëve tregojnë edhe njëherë se përpjekjet për të ngritur figurën e Bashës janë të kota./ CNA.al

Lajmet e fundit nga