Connect with Us

Berisha gënjen nga halli/ Punët e mia i bëri Luli

Politikë

Berisha gënjen nga halli/ Punët e mia i bëri Luli

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sot politika shqiptare ka arritur kulmin e fasadës së saj. Doktor Sali Berisha për vepra dhe akte politike të cilat i ka bërë vetë , po ia atribon Lulit.

Ish-kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri ka publikuar një video me 5 gjërat që thotë se nuk i dinim për Lulzim Bashën.

Ne e dinim që Shqipërinë në NATO e futi Sali Berisha, por ai na thotë se që nga NATO-ja te reformat që bëri, deri te vizita në Shqipëri e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, i bëri Luli. Ai deklaron se vizat na i hoqi Basha, ndërkohë që ne e dimë se vizat i hoqi Sali Berisha, qeveria e tij.

Për këto dy pika të paktën, për hyrjen në NATO dhe për heqjen e vizave faktet janë konkrete, janë bërë shumë reforma që janë udhëhequr nga kryeministri dhe jo nga ministri i tij, i cili në fakt gjatë kohës që shqipëria po futej në NATO dhe po hiqeshin vizat kishte halle dhe problem të mëdha, pasi kishte gjyqin për skandalin e korrupsionin te Rruga e Kombit.

Tani doktori na thotë se Luli ka një plan konkret për hapjen e vendeve të punës dhe uljen e kostos së jetesës. Në fakt, kjo ulja e kostove dhe hapja e vendeve të punës kanë ndodhur vetëm gjatë kohës që ka qenë Sali Berisha kryeministër. Ne e dimë se këto plane i ka pasur doktori, sepse ata që kanë planet dhe këto që pretendon Luli dhe i shpall nëpër media, në fakt nuk i vuri as në lista për deputetë, siç është rasti i Florjan Mimës apo Ridvan Bodes, apo ekonomistëve dhe financierëve të tjerë, ekspertëve të PD-së që zëvendësojnë palaçot.

LEXO EDHE:  Video/ Berisha tallet keq me Elisa Spiropalin

Në fund doktoti na thotë se Basha do fusë Shqipërinë në BE. Ne dimë që dokumentat për në BE i ka bërë Berisha. Në fund, në lidhje me faktin që do të mundë Edi Ramën, këtë e shpresojnë të gjithë, por që Luli të mundë Edi Ramën këtë nuk e beson as vetë Sali Berisha. Rama e ka mundur gjithmonë Lulin, e mundi për Tiranën në 2013-ë, e mundi sërish në 2015-ën, 4e mundi në 2017-ën në të gjithë Shqipërinë, e mundi edhe në 2019-ën se Luli nuk hyri fare në zgjedhje dhe tani në mënyrë që të fitojë po përdor si patericë Ilir Metën, se vetëm nuk ia del dot.

Gjithsesi, halli është të ikë Rama, por shqiptarët më shumë janë të bindur se Ramën në pushtet e mban thjeshtë dhe vetëm Lulzim Basha. Për çfarë përmendet më sipër, ne e dimë të gjithë që i ka bërë doktori, tani na del që i paska bërë që i paska bërë Luli. Të gjithë çuditen se paska qenë Luli kryeministër, jo Sali Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Thirrja përfundimtare e Bashës/Qytetarë nesër hajdeni pa frikë

LEXO EDHE:  Debati/ Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19?

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

LEXO EDHE:  Rama dhëmb për dhëmb me Bashën/ “Vonon por nuk harron 2021-shi”



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE