BundesLiga
ZYRTARE/ Coulibaly është i Dortmundit, verdhezinjtë investojnë në mbrojtje

Soumaila Coulibaly është lojtari më i ri i Dortmundit. Klubi gjerman ka zyrtarizuar afrimin e rradhës, i cili vjen nga ekipi i të rinjve të PSG-Së. Investimi për blerjen e 17 vjeçarit shihet si një mundësi e mirë për të ardhmen.
Qëndërmbrojtësi shtatgjatë nga Mali por me pashaportë franceze bëhet prurja e parë e të verdhëve. Dortmund është një klub që fokuson merkaton tek të rinjtë, teksa edhe këtë herë ka verpruar në këtë mënyrë.Coulibaly synon përshtatjen fillimisht, për t’u kthyer më pas në protagonist. Ai ka luajtur edhe për Kombëtaren e Francës, me moshat U16, U17 dhe U18.
Kalimi në Gjermani është një hap i madh në karrierë, e në të ardhmen mund të jetë një emër që mund ta dëgjojmë shpesh.