Connect with Us

“Vjedhja e zgjedhjeve me votues të importuar”/ PD: Rama i trembet humbjes në 25 prill

Politikë

“Vjedhja e zgjedhjeve me votues të importuar”/ PD: Rama i trembet humbjes në 25 prill

Publikuar

-

"Vjedhja e zgjedhjeve me votues të importuar"/ PD: Rama i trembet humbjes në 25 prill

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve me votues të importuar.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i PD-së Ivi Kaso flet për  pamjet filmike të emisionit “Boom” ku Rama dhe Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.

Mbrëmë, emisioni investigativ “Boom” solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë. Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë”, tha ai.

Sipas Kasos, kjo tregon qartë që Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje sepse ka frikë nga humbja.

Kaso thekson se shqiptarët duan ndryshim dhe kjo gjë sjell tërbim për Ramën, duke shtuar se loja e pisët do ti sjellë humbje kudo.

Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën. Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja”, deklaroi Kaso.

LEXO EDHE:  Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhje

Kaso e mbyll fjalën e tij duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike, që sipas tij do të sjellë një të ardhme më të mirë.

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!” – tha Kaso në deklaratën e tij/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  VOA/ Kryeministri Zaev paralajmëron zgjedhje të parakohshme

LEXO EDHE:  Nard Ndoka godet sërish/ “Nëse nuk fitojmë zgjedhjet do rrimë në opozitë”

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Ivi Kaso si Basha/ “Beteja vazhdon”

LEXO EDHE:  Nard Ndoka godet sërish/ “Nëse nuk fitojmë zgjedhjet do rrimë në opozitë”

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE