Connect with Us

“Turp, i bën fresk qeverisë”/ Plas debati mes Piperos dhe Dashos

Aktualitet

“Turp, i bën fresk qeverisë”/ Plas debati mes Piperos dhe Dashos

Publikuar

-

“Turp, i bën fresk qeverisë”/ Plas debati mes Piperos dhe Dashos

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho dhe Pëllumb Pipero janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme lidhur mbi numrin e vdekjeve nga Covid në Shqipëri.

“Unë nuk kam një grafik të vdekshmërisë në të gjithë vendet për ti krahasuar ato.

Në javën e fundit ka një tendencë të rënies së rasteve në Evropë. Dhe kjo ka sjellë edhe një ulje të masave. Përsa i përket Shqipërisë besoj që një nga arsyet është mosrespektimi siç duhet I masave parandaluese. Flas edhe për përgjegjësinë  e institucioneve. Është e rëndësishme të kontrollohen masat shtrënguese. Këto janë dy arsyet kryesore që kanë mundësuar shtimin e  rasteve. Festimi pas një lloj kufizimi i festave të fundvitit, moskufizimi i lëvizjeve nga njëri qark në tjetrin. Një arsye tjetër është mosrepektimi i masave parandaluese në transportin publik. Janë diasa arsye që kanë çuar në shtimin e  rasteve, Një arsye tjetër është edhe fushata elektorale. Shumica e aktiviteteve të forcave poltike nuk shoqërohen me masa”, tha Pipero ne Syri tv.

Ndërkohë që Dasho u shpreh i indenjuar se mjekët i bëjnë fresk qeverisë dhe dalin me justifikime nga më të çuditshmet.

‘Unë mund të çuditem kur dëgjoj mjekët që i bëjnë fresk qeverisë të dalin me justifikime nga më të çuditshmet, madje edhe të akuzojnë edhe publikun se feston më mënyrë të papërgjegjshme.

Nuk na takon ne mjekëve, të flasim në këtë mënyrë. Ka një arsye. Kemi një dështim shumë planësh në menaxhimin e Covid. Kemi një kryeminisër të papërgjegjshëm që ka monopolizuar përgjigjen e Covid që nga momentet e para deri më tani. Kemi një kryeminisër mashtrues i cili vjet deklaronte që nuk ka nevojë për maska në parlament, pastaj kalonte në ekstremin e kundërt ku vendoste gjoba për maskat e leckave në rrugë

Kemi një kryeministër mashtrues që thoshte nuk kemi nevojë për testime kur të gjithë ne thoshim ka nevojë për të.

Kolegët në Shqipëri i mbanin iso në mënyrë të turpshme qeverisë dhe vazhdonin të thoshin nuk ka nevojë për testime kur OBSH thoshte gjurmo- testo.  Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që mashtronte me numrin e vdekjeve.

Kur dolën raportet e INSTAT dolën se gjysma e vdekjeve fshiheshin.

Dhe vijmë të vaksina që janë sjellë më pak se 70 mijë vaksina dhe Rama deklaronte sikur këto do shpëtonin popullisinë. Kur këto mjaftojnë vetëm për 1.2 përqind të popullsisë. Po të shikosh Izraelin apo Britaninë,  do shikojmë që në Shqipëri kemi një shoë me vaksinën. Vdekshmëria është katastrofike. Jemi me 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet e para në botë për vdekshmërinë. Covidi ka bërë kërdinë në familjen e shqiptarëve. Kurse kryeministri bashkë me onturazhin e tij bëjnë shoë pas shoë dhe nuk marrin masa për jetën e shqiptarëve”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Meta i kërkon qeverisë të ftojë në ndihmë Agjencinë Ndërkombëtare

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  Spiropali ‘masakron’ deputetin e video-skandalit erotik/ “O pika ty që nuk ke burrëri”

LEXO EDHE:  "Fondi i BB-së për testime nuk mjafton"/ Shehu: Qeveria po e thërmon

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  Një debat që dëshmon për shtetin tonë joserioz!

LEXO EDHE:  Opozita është jashtë funksionit/ Gazetari “shuplakë” Bashës

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Opozita është jashtë funksionit/ Gazetari “shuplakë” Bashës

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  “Kllouna dhe sharlatanë”/ “Shpërthen” gazetari: Duhet t’iu neverisin të gjithë

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE