LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premtimet për ujë dhe drita/ PD i “çjerr maskën” Ramës

18 Mars 2021, 12:25, Politikë CNA
Premtimet për ujë dhe drita/ PD i “çjerr

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili premtoi energji elektrike dhe ujë të pijshëm gjatë mandatit të tretë.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo është shprehur se e vetmja gjë që bëri Rama në 8 vite për energjinë, ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë për t?ua dhënë miqve të tij.

?Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhë dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumë të nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë për sektorin e energjisë në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë ? për t?ua dhënë miqve të tij.

Ndërsa vende si yni arritën të kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. ?shtë koha për një ndryshim. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhë – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastructure?, u shpreh Garo./CNA.al

Lajmet e fundit nga